Kursi plotësues i gjuhës shqipe në Firence vijon rregullisht çdo të shtunë, falë përkushtimit të mësuesve vullnetarë dhe mbështetjes së komunitetit shqiptar në Itali.
Mësimet zhvillohen në ambientet e circolo Rifredi, në rrugën Vittorio Emanuele II, duke u kthyer në një pikë të rëndësishme takimi për fëmijët dhe prindërit që synojnë ruajtjen e gjuhës amtare në diasporë.
Në një nga takimet e fundit, të pranishmit patën nderin të mirëpresin krijuesen letrare nga Mirdita, Prena Prendi, e cila ndau përvojën dhe dashurinë për letërsinë shqipe. Organizatorët theksuan se bashkëpunime të tilla janë të mirëpritura dhe kontribuojnë në pasurimin kulturor të nxënësve.
Shoqata kulturore shqiptare “Adriatiku”, e cila mbështet shkollën shqipe “J. De Rada”, shprehu mirënjohje për të gjithë kontribuuesit, veçanërisht për mbështetjen e vazhdueshme të Carrozzeria GI.PI.ERRE Firenze. Një falënderim i veçantë iu drejtua edhe mësueses Denisa Nine për përkushtimin dhe profesionalizmin në mësimdhënie.
Gjatë aktivitetit u zhvillua edhe një diskutim mes prindërve dhe përfaqësuesve të shoqatës mbi programin në vijim, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për forcimin e arsimit në gjuhën shqipe për brezat e rinj në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.