Kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë kanë shënuar rënie të ndjeshme gjatë vitit 2025, ndërsa emigrimi drejt vendeve të Bashkimit Europian vijon me ritme të larta përmes lejeve të punës.
Sipas të dhënave të Eurostat, numri i lejeve të punës për shqiptarët është katër herë më i lartë se aplikimet për azil. Prej vitit 2025, duket se shumica e emigrantëve shqiptarë po zgjedhin rrugën e punësimit të ligjshëm dhe qëndrimeve të bazuara në kontrata pune, në vend të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare.
Statistikat tregojnë se kërkesat për azil kanë rënë me rreth 28% gjatë këtij viti. Në të njëjtën kohë, lejet e punës kanë njohur rritje të qëndrueshme në vitet e fundit. Gjatë periudhës 2022–2024, çdo vit janë dhënë mesatarisht rreth 20 mijë leje pune për shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, krahasuar me vetëm 3–4 mijë në dekadën e mëparshme.
Ky zhvillim lidhet edhe me kërkesat në rritje të tregut të punës në vendet pritëse. Italia, Greqia dhe Gjermania mbeten destinacionet kryesore për punëtorët shqiptarë, duke përqendruar pjesën më të madhe të lejeve të punës.
Ekspertët e konsiderojnë këtë trend si një zhvendosje të qartë nga migrimi për azil drejt migrimit të rregullt për qëllime punësimi, duke reflektuar ndryshimet në politikat europiane dhe në profilin e emigrimit shqiptar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.