Ambasada Shqiptare në Greqi aktivitet sensibilizues kundër dhunës në familje

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në ambientet e Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, nën moton “Don’t Accept”. Takimi mblodhi përfaqësues nga fusha të ndryshme, përfshirë akademinë, median, drejtësinë dhe shëndetin mendor.

Në aktivitet morën pjesë Iliada Kothra, Nilda Baxha, Zefi Dimadama, Christina Vidou, Maria Galani dhe Anastasia Kerchanatizidou, të cilët ndanë pikëpamjet e tyre mbi rolin e informimit, mbrojtjes ligjore, edukimit dhe fuqizimit të grave në shoqëri.

Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në ndërtimin e një kulture që refuzon çdo formë dhune, duke theksuar veçanërisht rolin e edukimit dhe pavarësisë ekonomike të grave.

Në fjalën e saj, ambasadorja Luela Hajdaraga theksoi se dhuna nuk duhet parë si një statistikë, por si një realitet që prek drejtpërdrejt jetët e individëve, duke bërë thirrje për refuzimin e saj në çdo formë.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi, përfaqësueset e së cilës theksuan rëndësinë e bashkimit të grave dhe veprimit konkret për të adresuar fenomenin e dhunës. Sipas tyre, ndërgjegjësimi duhet të shoqërohet me angazhim të drejtpërdrejtë për të garantuar një jetë me dinjitet dhe pa dhunë për çdo grua.

Aktiviteti përcolli një mesazh mbështetjeje për gratë e komunitetit shqiptar në Greqi, duke theksuar rëndësinë e denoncimit të dhunës dhe mbrojtjes së të drejtave themelore. Ambasada bëri të ditur se do të vijojë të mbështesë iniciativa që promovojnë barazinë gjinore dhe ndërtimin e një shoqërie më të sigurt.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.