Sot festohet Fitër Bajrami, mijëra besimtarë falin Namazin në sheshin Skënderbej

E martë, 17 Nëntor, 2026

Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të falur Namazin e Fitër Bajrami, duke shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ceremonia u zhvillua në orët e para të mëngjesit dhe mblodhi qytetarë nga kryeqyteti dhe zona të tjera, të cilët morën pjesë në ritet fetare në një nga hapësirat kryesore publike të vendit.

Në fjalën e tij, kreu i Komuniteti Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, përcolli urimet me rastin e festës dhe bëri thirrje për paqe në zonat e prekura nga konfliktet.

“Konfliktet, luftërat dhe padrejtësitë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish të pafajshëm. Ka familje që sot nuk e ndjejnë gëzimin e kësaj dite, por dhimbjen e humbjes dhe pasigurinë e së nesërmes,” u shpreh Spahiu, duke shtuar se lutjet shkojnë për të gjithë ata që vuajnë, veçanërisht për fëmijët dhe familjet në zonat e luftës.

Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të Ramazanit dhe lidhet tradicionalisht me aktet e solidaritetit. Besimtarët japin lëmoshë për personat në nevojë përpara festës, si një formë përfshirjeje dhe ndarjeje të gëzimit me të gjithë komunitetin.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.