Komuniteti Shqiptar në Lesvos ka hapur degën e 7-të të Shkollës së Gjuhës Shqipe, “Gjergj Fishta”, këtë herë në Kalloni. Shkolla ofron mundësi për fëmijët shqiptarë të ishullit të mësojnë gjuhën amtare, historinë dhe traditat e vendit të tyre, duke synuar ruajtjen e identitetit kombëtar.
Degës së re janë regjistruar 20 nxënës, një tregues i interesit të prindërve shqiptarë për edukimin në gjuhën shqipe dhe për angazhimin për të mos lejuar asimilimin. Shkolla “Gjergj Fishta” funksionon aktualisht me 9 mësues dhe ka degë të shpërndara në të gjithë ishullin: Petra, Ereso, Vatera-Vrisa, Plomari, Gjera, Kalloni dhe Mitilini. Kjo strukturë synon që të gjithë fëmijët shqiptarë të kenë mundësi të barabartë për mësim në gjuhën shqipe, pavarësisht vendndodhjes së tyre.
Në degën e Kallonit, nxënësit do të marrin:
Mësim të gjuhës shqipe (lexim, shkrim, drejtshkrim)
Njohuri mbi historinë dhe kulturën shqiptare
Veprimtari edukative dhe kulturore
Aktivitetet festive me rastin e festave kombëtare
Shkolla mban emrin e Gjergj Fishtës, figurë e njohur e letërsisë dhe kulturës shqiptare, me qëllim që përmes mësimdhënies të kultivojë te nxënësit dijen gjuhësore dhe respektin për trashëgiminë kombëtare.
Sipas organizatorëve, hapja e degës së re është një arritje e përbashkët e komunitetit shqiptar në Lesvos dhe një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kombëtar brez pas brezi. Komuniteti fton prindërit të mbështesin këtë iniciativë për të siguruar që fëmijët të rriten me njohuri dhe respekt për origjinën e tyre.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.