Shoqata Albanian Cultural Association Northamptonshire, në UK organizoi festimin e Ditës së Verës, duke shënuar këtë vit edicionin e pestë të një aktiviteti që tashmë është kthyer në traditë për komunitetin shqiptar në Northampton.
Në qendër të festës ishte panairi i ushqimeve tradicionale, ku simboli kryesor mbeti ballokumja, një nga ëmbëlsirat më përfaqësuese të kësaj dite. Gatimet u përgatitën me përkushtim nga nënat shqiptare, të cilat sollën shijet autentike të kuzhinës tradicionale dhe atmosferën e festave të vendlindjes.
Aktiviteti u hap zyrtarisht nga Kryetarja e Bashkisë së Northampton, znj. Jane Birch si dhe nga përfaqësuesi i i Lord Lieutenant të Northamptonshire z. John Griff duke i dhënë kësaj feste një rëndësi të veçantë institucionale dhe komunitare.
Panairi tërhoqi vizitorë nga vende të ndryshme, të cilët patën mundësinë të provojnë nga afër ushqimet tradicionale shqiptare dhe të njihen më shumë me kulturën dhe traditat tona. Atmosfera festive, mikpritja dhe larmia e gatimeve e kthyen këtë aktivitet në një urë lidhëse mes kulturave dhe një promovim të denjë të identitetit shqiptar në diasporë.
Gjatë këtij aktiviteti u prezantua edhe një nismë e re me vlerë sociale, “Kafe dhe Ëmbëlsirë”, e cila synon të mbështesë personat mbi 60 vjeç në komunitet. Kjo iniciativë parashikon organizimin e takimeve javore, ku të moshuarit do të kenë mundësinë të shijojnë kafe dhe ëmbëlsira në një ambient miqësor, duke krijuar hapësira për socializim dhe mirëqenie. Transporti drejt qendrës do të jetë falas, duke e bërë pjesëmarrjen më të lehtë për të gjithë.
Ky projekt është një dedikim për prindërit shqiptarë në diasporë, të cilët shpesh kanë lënë vendin e tyre për të ndihmuar fëmijët dhe për të rritur nipër e mbesa, duke sakrifikuar për vite me radhë dhe shpesh duke lënë pas dore veten. Përmes kësaj nisme, synohet t’u rikthehet atyre vëmendja, kujdesi dhe një hapësirë ku të ndihen të vlerësuar dhe të përfshirë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.