Itali/ Nxënësit e shkollës “Korabi” festojnë Ditën e Verës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nxënësit e shkollës “Korabi” festuan  festën tradicionale të Dita e Verës, duke sjellë në ambientet e shkollës atmosferën e bukur të pranverës.

Të vegjlit zbukuruan klasat dhe oborrin me lule, ngjyra dhe buzëqeshje, ndërsa festa u pasurua edhe me ushqime tradicionale që prindërit i kishin përgatitur me kujdes për këtë ditë të veçantë. Këto gatime i dhanë festës një atmosferë të ngrohtë familjare dhe plot kënaqësi.

Në organizimin e kësaj dite festive, një rol të rëndësishëm patën edhe nënat e nxënësve, të cilat ndihmuan në përgatitjen e veroreve, simbol i kësaj feste, si edhe në zbukurimin e vezëve të ngjyrosura me shumë imagjinatë nga vetë nxënësit.

Në një atmosferë të mbushur me hare dhe energji pozitive, nxënësit përcollën urimet më të ngrohta për një pranverë të mbushur me lumturi, shpresë, dashuri dhe suksese për të gjithë.

Stafi i shkollës falënderoi gjithashtu prindërit për mbështetjen e vazhdueshme në nismat dhe aktivitetet tradicionale të fëmijëve.

Kjo festë u kthye në një moment të bukur bashkimi dhe gëzimi për të gjithë komunitetin e shkollës, me urimin që kjo ditë të shënojë një fillim të mbarë, me më shumë dritë, gëzim dhe arritje në rrugën e dijes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.