Një mbrëmje plot emocione, krenari dhe kulturë shqiptare u zhvillua në Athinë me rastin e 10-vjetorit të themelimit të organizatës së parë të grave shqiptare në Greqi, “Jeta”. Aktiviteti ofroi një pamje të jashtëzakonshme të angazhimit dhe trashëgimisë kulturore të komunitetit shqiptar në vend.
Në një sallë të mbushur plot, gratë shqiptare shkëlqyen me buzëqeshjet e tyre dhe veshjet tradicionale, ndërsa interpretimet artistike të fëmijëve krijuan një atmosferë festive dhe të ngrohtë, që pasqyronte kulturën dhe identitetin shqiptar.
Mes të ftuarve ishin edhe personalitete të njohura, përfshirë Nënkryetarin e Bashkisë së Athinës, Panajotis Paris Harlaftis, dhe artistin e njohur grek Haris Romas, të cilët i dhanë rëndësi shtesë këtij eventi të veçantë.
Organizata “Jeta”, e themeluar para një dekade, ka ndërtuar një zë të fortë dhe një familje të madhe për komunitetin shqiptar në Greqi. Përmes përkushtimit të grave dhe vajzave që e mbështesin, sot gruaja shqiptare në Greqi është një forcë e rëndësishme në shoqëri, duke kontribuar në integrim, emancipim dhe ruajtjen e gjuhës, traditave dhe kulturës shqiptare.
Ky jubile përfaqëson një histori suksesi dhe një shembull frymëzimi për brezat e rinj që do të vijojnë rrugën e ruajtjes së identitetit dhe kulturës shqiptare jashtë atdheut.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.