Nisnin aplikimet për Festivalin Teatror të Fëmijëve në Gjuhën Shqipe në Zagreb

E martë, 17 Nëntor, 2026

Është shpallur thirrja për pjesëmarrje në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar Teatror të Fëmijëve në Gjuhën Shqipe, i cili do të mbahet nga 30 tetor deri më 1 nëntor 2026 në Zagreb të Kroacisë.

Organizatorët ftojnë shkollat shqipe të diasporës, grupet teatrore të shoqatave shqiptare dhe qendrat kulturore shqiptare jashtë vendit që të aplikojnë për të marrë pjesë në këtë aktivitet kulturor që synon të promovojë teatrin për fëmijë dhe përdorimin e gjuhës shqipe në skenë.

Thirrja për aplikime është shpallur më 10 mars 2026, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 30 prill 2026. Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën elektronike: [email protected].

Festivali realizohet me mbështetjen e Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë dhe synon të krijojë një hapësirë bashkëpunimi për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë në diasporë përmes artit skenik.

Organizatorë të festivalit janë Shoqata Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari” dhe Këshilli i Mësuesve Shqiptarë në Kroaci.

Edicioni i parë i festivalit u prit pozitivisht nga komuniteti shqiptar në Kroaci dhe më gjerë, ndërsa organizatorët synojnë që edhe këtë vit festivali të shërbejë si një platformë për zhvillimin e talenteve të reja dhe forcimin e lidhjeve kulturore mes fëmijëve shqiptarë në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.