“Mësues për Greqinë”, programi që ofron mbështetjen institucionale të arsimit shqip në emigracion, është rikonfirmuar për të dytin vit radhazi. Lajmi u bë i ditur nga Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, gjatë fjalës së saj përshëndetëse në Seminarin XV të Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, i cili u mbajt në Kretë.
Në fjalën e saj, ambasadorja theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij programi për mbështetjen e mësuesve të gjuhës shqipe dhe për forcimin e arsimit në diasporë, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm drejt institucionalizimit të mësimit të shqipes për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Programi “Mësues për Greqinë” u prezantua për herë të parë nga Kryeministri i Shqipërisë më 3 nëntor 2024, gjatë takimit të tij me diasporën shqiptare në Selanik. Gjatë këtij aktiviteti ai prezantoi mësuesit e parë të përfshirë në program dhe premtoi zgjerimin e tij për të përfshirë sa më shumë mësues të gjuhës shqipe në Greqi.
Sipas kontratave të firmosura, secili nga 50 mësuesit e programit do të angazhohet me një normë prej 72 orësh mësimore në vit për klasë, ndërsa pagesa do të realizohet nga buxheti i shtetit shqiptar përmes një skeme të rregullt financimi. Edhe pse bëhet fjalë për një pagë modeste, kjo mbështetje përfaqëson një hap të parë të rëndësishëm në njohjen dhe mbështetjen e punës së mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë.
Për shumë vite, mësuesit e shqipes në Greqi kanë zhvilluar mësim kryesisht mbi baza vullnetare ose me mbështetje të pjesshme nga komuniteti shqiptar. Nënshkrimi dhe rinovimi i kontratave shënon një moment të rëndësishëm në përpjekjet për të institucionalizuar mësimin e gjuhës shqipe dhe për të ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare tek brezat e rinj të diasporës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.