Mbrëmja “Teutat” në Zyrih, në fokus roli dhe fuqizimi i grave

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Zyrih u organizua mbrëmja gala “Teutat”, një aktivitet i dedikuar rolit dhe kontributit të grave në shoqëri, i cili solli së bashku personalitete dhe përfaqësuese të komunitetit shqiptar në Zvicër. Aktiviteti u zhvillua me rastin e 8 Marsit dhe u shndërrua në një hapësirë diskutimi për sfidat, arritjet dhe perspektivat e grave në shoqërinë bashkëkohore.

Gjatë mbrëmjes u ndanë histori personale dhe profesionale që pasqyrojnë rëndësinë e solidaritetit dhe mundësive të barabarta për gratë. Në këtë kuadër, u theksua se fuqizimi i grave përbën një element thelbësor për zhvillimin e vetë shoqërisë, pasi perspektivat dhe kontributi i tyre pasurojnë jetën sociale dhe institucionale.

Modelja dhe aktivistja Emina Cunmulaj ndau përvojën e saj personale dhe angazhimin filantropik, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe të veprimeve konkrete në mbështetje të komunitetit.

Ndërsa Dr. Vera Ora, specialiste e psikiatrisë, foli për rëndësinë e shëndetit mendor, duke nënvizuar se gratë përballen shpesh me presione të shumëfishta në jetën profesionale dhe familjare, ndaj kujdesi për mirëqenien psikologjike është një element i domosdoshëm për një jetë të balancuar.

Mbrëmja u organizua nga Swissalbs Women në Cyrih, nën drejtimin e Arbela Statovcit. Në këtë aktivitet u vlerësua gjithashtu kontributi i Kadire Tahirajt dhe puna e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave, e cila angazhohet për mbrojtjen e të drejtave, sigurisë dhe dinjitetit të grave.

Programi u pasurua edhe me një pjesë artistike nga Ansambli “Trojet”, me pjesëmarrjen e të rinjve që përfaqësuan traditën dhe kulturën shqiptare.

Mbrëmja “Teutat” synoi të promovojë bashkëpunimin dhe mbështetjen mes grave, si dhe të nxisë diskutimin për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe me mundësi të barabarta.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.