Zvicër/ Në Winterthur përkujtohet 90-vjetori i lindjes së Adem Demaçit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në qytetin e Winterthur u zhvillua një akademi solemne kushtuar 90-vjetorit të lindjes së simbolit të rezistencës kombëtare Adem Demaçi. Aktiviteti u organizu nga Shoqëria Lëvizja dhe mblodhi bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të Evropës dhe nga të gjitha trevat shqiptare.

Në këtë përvjetor të veçantë morën pjesë edhe ish-bashkëvuajtës të Demaçit, familjarë të tij, figura të njohura të çështjes kombëtare, ish-të burgosur politikë, familje dëshmorësh, veteranë të luftës, profesorë, artistë, studentë dhe nxënës.

Programi artistik ishte i pasur dhe mbresëlënës. Poezi kushtuar Adem Demaçit u interpretuan nga krijues të ndryshëm, ndërsa studentja Flutura Bytyqi solli emocione të veçanta me interpretimet e saj në piano.

Një nga momentet më të bukura të mbrëmjes ishte paraqitja e nxënësve të Shkolla Shqipe në Zvicër, nën udhëheqjen e mësuesit atdhetar Vaxhid Sejdiu. Nxënësja Rina Shabani recitoi vargje kushtuar Adem Demaçit, ndërsa Tana Limani, e veshur me kostum kombëtar, interpretoi këngën “Në grykë të Kaçanikut”, duke emocionuar të pranishmit dhe duke marrë duartrokitje të gjata nga publiku.

Në kuadër të aktivitetit u hap edhe një ekspozitë me piktura dhe fotografi kushtuar Adem Demaçit, e realizuar nga piktori Arsim Berisha, duke i dhënë mbrëmjes një dimension të veçantë artistik dhe përkujtimor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.