Gjermani/ Leander Veizi drejtori i ri artistik i Teatrit Regensburg

E martë, 17 Nëntor, 2026

Koreografi dhe balerini shqiptar Leander Veizi do të marrë një rol të ri në karrierën e tij artistike, duke u emëruar drejtor artistik dhe koreograf i kompanisë së vallëzimit në Theater Regensburg.

Me fillimin e sezonit të ri artistik, 37-vjeçari do të marrë drejtimin e trupës së vallëzimit të teatrit gjerman. Deri në përfundim të sezonit aktual, Veizi do të vazhdojë të jetë pjesë e kompanisë si balerin aktiv.

Në një deklaratë të tij, ai u shpreh se ndodhet në një fazë të rëndësishme tranzicioni në jetën profesionale. Sipas tij, kjo është periudha kur shumë balerinë fillojnë të orientohen drejt koreografisë dhe roleve të tjera artistike, duke kaluar gradualisht nga performanca aktive në skenë drejt krijimit dhe drejtimit artistik.

“Jam në fazën klasike të tranzicionit në jetën e një balerini, kur kam hedhur tashmë hapat e parë në fushën e koreografisë dhe po kaloj gradualisht nga vallëzimi aktiv në skenë drejt fushave të tjera artistike të vallëzimit”, është shprehur ai.

Veizi theksoi gjithashtu se mezi pret pesë muajt e fundit si balerin aktiv dhe mundësinë për të ndërtuar një kapitull të ri së bashku me ekipin e teatrit.

“Vlerësoj shumë punën në ekip dhe mendimin komunitar, si dhe gëzimin për të krijuar gjëra të reja duke u mbështetur në traditë. Për këtë teatër, që e çmoj shumë, synoj të zhvilloj një vizion artistik ndërdisiplinor së bashku me trupën e vallëzimit”, u shpreh ai.

Emërimi i tij shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e artistit dhe një kontribut i ri në zhvillimin e artit të vallëzimit në skenën europiane.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.