Dashmir Xhemali, njeriu që “vallëzon” me tabakanë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një emblemë e mikpritjes shqiptare

Nga Fatos Çoçoli

Në botën e shërbimit dhe të mikpritjes shqiptare ka shumë njerëz që bëjnë punën e tyre me përkushtim, por rrallë ndodh që një kamarier të kthehet në simbol të elegancës, energjisë dhe artit të shërbimit. Një nga këta është pa dyshim Dashmir Xhemali, i cilësuar nga shumë klientë dhe miq në Sarandë si “kamarieri më simpatik i Shqipërisë”. Dashamiri duket sikur vallëzon me tabakanë në duar.

Dashmir Xhemali nuk është thjesht një profesionist i shërbimit në restorant. Ai është një figurë që e ka kthyer profesionin e kamarierit në një formë arti. Lëvizjet e tij të shpejta, eleganca në mbajtjen e tabakasë dhe mënyra e komunikimit me klientët krijojnë një atmosferë të veçantë që të bën të ndihesh i mirëpritur që në momentin e parë.

Ata që e kanë parë në punë shpesh thonë se Dashmiri nuk ecën mes tavolinave , por ai “vallëzon”. Me një balancë të jashtëzakonshme dhe një siguri të admirueshme, ai arrin të manovrojë tabakanë mes tavolinave të mbushura, duke shërbyer me një stil që të kujton traditën e vjetër të shërbimit elegant në restorantet klasike.

Por ajo që e bën edhe më të veçantë figurën e tij është buzëqeshja dhe komunikimi i gjerë dhe i lehtë me klientët. Dashmiri është nga ata njerëz që krijojnë menjëherë një lidhje njerëzore me këdo që ulet në tavolinë. Ai nuk është thjesht një punonjës që sjell porositë; Dashmiri është pjesë e përvojës së mikpritjes.

Në një kohë kur sektori i shërbimit në Shqipëri është zgjeruar shumë për shkak të zhvillimit të turizmit, figura si Dashmir Xhemali tregojnë se cilësia e mikpritjes shqiptare nuk qëndron vetëm tek vendet e bukura apo tek kuzhina e mirë, por edhe tek njerëzit që i japin shpirt eksperiencës së të qenit në Shqipëri dhe formësojnë atë mrekulli që quhet mikpritja shqiptare.

Punën për herë të parë, Dashmiri e nisi në moshën 16-vjeçare në ish Kampin e Punëtorëve Sarandë. Fillimet i pati të vështira, pasi mësuesit e tij të zanatit ishin të rreptë. 40 vite nuk e ka ndarë tabakanë nga duart. Dashmiri nuk është lodhur kurrë dhe në çdo biznes që ka punuar, është përkushtuar, njësoj sikur të ishte pronar dhe jo punonjës.

Dashmiri thotë se puna si kamarier ja ka vlejtur. Ka njohur e krijuar miqësi me shumë njerëz por mbi të gjitha, me këtë punë të ndershme dhe të palodhur, i ka dalë për zot familjes dhe ka arsimuar jashtë vendit dy vajzat e tij.  Saranda vitet e fundit vizitohet nga turistë nga anë e kënd botës. Dashmiri shkëlqen me mikpritjen dhe profesionalizmin e tij.

Profesioni i kamarierit shpesh nënvlerësohet, por në të vërtetë kërkon disiplinë, durim, shkathtësi dhe kulturë komunikimi. Dashmir Xhemali është një shembull se si ky profesion mund të ushtrohet me pasion dhe krenari.

Njerëzit e kujtojnë jo vetëm për shërbimin korrekt, por për stilin e tij unik: një njeri që lëviz mes tavolinave me elegancë, sikur muzika e padukshme e mikpritjes shqiptare ta shoqëronte në çdo hap. Një kamarier që duket sikur vallëzon me tabakanë, dhe që e bën përvojën e një kafepirjeje shumë të bukur.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.