Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të deputetëve për të zgjedhur presidentin e ri. Në një konferencë për media, Osmani theksoi se vendimi erdhi si pasojë e papërgjegjshmërisë së përfaqësuesve të popullit.
“Jam këtu para jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës. Prandaj sot, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, kam nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit”, deklaroi Osmani.
Presidentja e quajti dështimin e zgjedhjes së presidentit një veprim të qëllimshëm politik, duke shtuar se vendi u soll në këtë situatë nga njerëz “me qëllime të rrezikshme”. Ajo paralajmëroi se procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nuk mund të tejkalohen dhe se nuk do të lejojë shkelje të Kushtetutës.
“Procedura për zgjedhjen e presidentit, edhe pse mund të fillojë deri 60 ditë para afatit të fundit, duhet të përfundojë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual. Afati përfundimtar ishte mbrëmë në mesnatë dhe presidenti nuk mund të zgjidhet pas këtij momenti”, theksoi Osmani.
Presidentja Osmani njoftoi gjithashtu se do të nisë konsultimet me partitë politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme, duke siguruar se vendi nuk do të mbetet pa institucionet e tij në funksion.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.