Në qytetin e Shepparton në Australi organizohet çdo vit Festivali Shqiptar i Korrjes, (Albanian Harvest Festival), një nga aktivitetet më të veçanta kulturore që prezanton traditat shqiptare në këtë vend.
Ky festival, i njohur si Shepparton Albanian Harvest Festival, sjell për publikun një atmosferë të pasur me muzikë dhe valle tradicionale shqiptare, duke u kthyer në një pikë takimi për komunitetin shqiptar dhe për të gjithë ata që duan të njohin kulturën shqiptare.
Festivali i cili do të mbahet më 29 mars përveç programit artistik, përfshin edhe një treg frutash dhe perimesh, ku vizitorët mund të blejnë produkte të freskëta të rritura dhe të përgatitura nga fermerët vendas të zonës.
Ngjarja mbështetet nga Shepparton Albanian Women’s Committee, e cila kontribuon edhe në përgatitjen e ushqimeve tradicionale shqiptare, të cilat janë në dispozicion për t’u blerë nga vizitorët gjatë festivalit.
Organizatorët theksojnë se festivali është një aktivitet familjar, me shumë forma argëtimi për të gjitha moshat, ndërsa hyrja është falas për të gjithë pjesëmarrësit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.