Modeli tradicional ekonomik funksionon sipas logjikës “merr–prodho–hidh!”. Ekonomia qarkulluese synon ta zëvendësojë këtë model. Pjesëmarrja e të rinjve në këtë ekonomi qarkulluese është jetike
Nga Fatos Çoçoli
Më 27 shkurt 2026, në mjediset e Këshillit të Qarkut të Tiranës, nga shoqata të rinjsh u prezantua një seri nismash që do të marrin jetë deri në fundin e verës së këtij viti, me tematikën “Rinia për një të ardhme të qëndrueshme: Ekonomia qarkulluese, nisma mjedisore dhe barazia gjinore”.
Në një kohë kur ndryshimet klimatike, presionet mbi burimet natyrore dhe pabarazitë sociale po bëhen gjithnjë e më të dukshme, konceptet e qëndrueshmërisë ekonomike dhe ekonomisë qarkulluese janë domosdoshmëri strategjike. Për Shqipërinë, një vend me popullsi të re dhe potencial të madh njerëzor, roli i rinisë është thelbësor, për ta kthyer këtë tranzicion në një histori suksesi.
Qëndrueshmëria ekonomike nënkupton një model zhvillimi që plotëson nevojat e brezit aktual pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre. Ai kërkon një ekuilibër mes rritjes ekonomike, mbrojtjes së mjedisit dhe kohezionit social.
Modeli tradicional ekonomik funksionon sipas logjikës “merr–prodho–hedh”, duke krijuar sasi të mëdha mbetjesh dhe duke konsumuar burime në mënyrë lineare. Ekonomia qarkulluese synon ta zëvendësojë këtë model me një sistem ku produktet, materialet dhe burimet qëndrojnë në përdorim sa më gjatë.
Kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi përshëndeti aktivitetin duke shprehur mbështetjen e tij për të gjitha nismat që synojnë zgjidhjet inovative, të cilat do të gjenerohen dhe mbrohen nga të rinjtë e kryeqytetit.
Erisa Zemzadja, aktiviste e Rrjetit të Profesionistëve të Rinj theksoi se Shqipëria ka një nga popullsitë më të reja në rajon. Kjo përbën një avantazh strategjik nëse energjia, kreativiteti dhe aftësitë digjitale të rinisë orientohen drejt ekonomisë së gjelbër. Rinia mund të ndikojë pozitivisht në disa drejtime nga riciklimi dhe menaxhimi i mbetjeve te nismat qe kursejne energjine, duke perfituar ne menyre te barabarte nga kontributi i vajzave dhe djemeve te Tiranes. Ne muajt ne vijim do te zhvillohet nje Bootcamp ne te cilin reth 50 te rinj e subjekte te ndryshme do te mesojne mbi ekonomine qarkulluese dhe te qendrueshme. Idete me te mira qe do te nxirren do te mbeshteten dhe promovohen. Gjithashtu do te publikohet nje liber i cili sqaron keto koncepte dhe evidenton praktikat me te mira ne rang global.
Mateo Spaho, ekpert i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, mbylli aktivitetin, duke theksuar se qëndrueshmëria dhe ekonomia qarkulluese nuk janë thjesht koncepte teorike. Ato janë rruga drejt një të ardhme, ku prosperiteti nuk ndërtohet mbi shfrytëzimin e pakufizuar të burimeve, por mbi përgjegjësinë në mirëmenaxhimin e tyre, në kreativitetin dhe bashkëpunimin. Dhe si motorr ndryshimi dhe në qendër të kësaj rruge qëndrojnë të rinjtë!



