Në panairin “Made in Italy”, më 6 mars 2026, në orën 18:00, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet prezantimi i romanit arbëresh “Il Ghiegghio e il lupo – Gjegji dhe Ulku”.
Aktiviteti do të moderohet nga Gianfranco Cimbalo dhe do të ketë ndërhyrje nga Drejtoresha e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), prof. as. Diana Kastrati, autori i librit Salvatore Franko, si dhe botuesi Renato Costa.
Prezantimi do të shoqërohet me tinguj dhe pjesë të njohura arbëreshe, të interpretuara nga Salvatore dhe Imma Cammodeca, duke sjellë për publikun një atmosferë të veçantë kulturore që ndërthur letërsinë me traditën muzikore arbëreshe.
Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, si bashkëorganizatore e aktivitetit, fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore, e cila synon të promovojë trashëgiminë letrare dhe identitetin arbëresh në hapësirën shqiptare dhe më gjerë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.