Gratë e Kosovës kërkojnë drejtësi

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Gratë e Kosovës kërkojnë drejtësi

Në Konsullata e Republikës së Kosovës në Nju-Jork u mbajt diskutimi me temën “Gratë, Lufta dhe Lufta për Drejtësi në Republikën e Kosovës”, një aktivitet që vuri në qendër rolin, sakrificën dhe qëndresën e grave gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Ngjarja u organizua nga Shoqata “Ulqini”, në bashkëpunim me Konsullatën, me synimin për të fuqizuar zërat e të mbijetuarave, për të nxitur avokimin dhe për të thelluar mekanizmat e drejtësisë dhe llogaridhënies.

Të pranishmit i përshëndeti ambasadori i Kosovës në SHBA, Blerim Reka, i cili kërkoi drejtësi ndërkombëtare për Vasfije Krasniqi Goodman dhe për rreth 20 mijë gra shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Ai theksoi rëndësinë e së vërtetës, përgjegjësisë dhe ndërtimit të një drejtësie të qëndrueshme për viktimat e krimeve të luftës.

Diskutimi trajtoi krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, me theks të veçantë në krimet seksuale gjatë luftës, duke vënë në pah forcën, qëndresën dhe guximin e grave të Kosovës për të folur dhe për të kërkuar drejtësi.

Ndër parafolëset ishte edhe Vasfije Krasniqi Goodman, e dërguara speciale e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, e cila ndau dëshminë e saj të fuqishme mbi përjetimet personale dhe betejën për drejtësi. Gjithashtu, Vera Mjeku solli reflektime mbi rëndësinë e angazhimit institucional dhe mbështetjes së vazhdueshme për të mbijetuarat.

Ky diskutim shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e dialogut ndërkombëtar mbi drejtësinë për krimet e luftës në Kosovë dhe në përpjekjet për të siguruar që zëri i grave të mbetet në qendër të proceseve të drejtësisë dhe kujtesës kolektive.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.