Mbrëmje letrare në Vjenë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, në bashkëpunim me Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, organizoi një mbrëmje letrare dhe artistike me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republika e Kosovës dhe 15-vjetorit të themelimit të Lidhjes.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Lidhjes, z. Anton Marku, theksoi rëndësinë e promovimit të letërsisë shqiptare në diasporë, duke nënvizuar kontributin e krijuesve në ruajtjen dhe forcimin e identitetit kulturor e gjuhësor të komunitetit shqiptar në Austri.

Ndërkaq, i Ngarkuari me Punë në Ambasadë, z. Albinot Bimbashi, vlerësoi praninë e autorëve dhe interesimin e publikut, duke uruar të pranishmit për 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ai rikonfirmoi angazhimin e Ambasadës për mbështetjen e vazhdueshme të kulturës shqiptare në mërgatë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve institucionale në fuqizimin e jetës kulturore.

Në këtë mbrëmje kulturore morën pjesë poetja e njohur Blerina Rogova Gaxha si dhe poeti dhe dramaturgu Emin Z. Emini, të cilët ndanë me publikun krijimtari të përzgjedhur dhe reflektime mbi letërsinë bashkëkohore shqiptare. Ata diskutuan mbi rolin e shkrimtarit në shoqëri dhe zhvillimet aktuale të artit letrar në hapësirën shqiptare, ndërsa bashkëbisedimi me të pranishmit trajtoi sfidat dhe mundësitë e letërsisë shqipe, me theks të veçantë në depërtimin dhe afirmimin e saj në diasporë.

Mbrëmjes i dhanë një dimension të veçantë edhe interpretimet e muzikës qytetare shqiptare nga Vlora Melchard (piano) dhe Ersela Nekaj (violinë), duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese për të gjithë të pranishmit.

Ngjarja u përmbyll në një frymë bashkëbisedimi miqësor, ku të ftuarit patën mundësinë të shkëmbejnë mendime me autorët dhe të thellojnë diskutimin mbi rëndësinë e artit dhe kulturës si ura lidhëse ndërmjet Kosovës dhe diasporës shqiptare në Austri.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.