Studiuesi arbëresh Dorsa, një figurë e shquar e gjuhës dhe kulturës shqiptare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Vincenzo Dorsa, një ndër figurat më të rëndësishme të mendimit filologjik dhe studimeve mbi kulturën shqiptare në shekullin XIX. I rritur në një mjedis ku tradita arbëreshe ruhej me fanatizëm, ai do t’i kushtonte jetën kërkimeve shkencore mbi gjuhën, zakonet dhe trashëgiminë shpirtërore të shqiptarëve të Italisë.

Studimet e para i përfundoi në Kolegji i Shën Adrianit në Shën Mitër Korone, një vatër e rëndësishme e arsimit dhe kulturës arbëreshe. Nga viti 1848, Dorsa bashkëpunoi me revistën Kalabrese në Kozencë, duke u bërë pjesë aktive e jetës intelektuale kalabreze.

Vincenzo Dorsa u dallua për studimet e tij mbi traditat popullore të Kalabrisë dhe kulturën shqiptare, duke analizuar ndërthurjen e elementeve greko-latine me zakonet dhe besimet vendase. Ai ishte një dijetar i respektuar në rrethet intelektuale të kohës dhe autor i një sërë veprash me vlerë në fushën e filologjisë dhe letërsisë popullore shqiptare.

Ndër veprat e tij më të njohura përmenden: “Mbi shqiptarët: hulumtime dhe mendime”, botuar në Napoli më 1847; “Mbi gjenezën dhe përparimin e së Drejtës Romake të Cezare Marinit” (1846); “Tradita greko-latine në zakone dhe besimin popullor të Kalabrisë”, botuar në Kozencë më 1884; si dhe “Ungjilli i Shënjtit Mateo”, përkthyer nga greqishtja në dialektin kalabrezo-shqiptar të Frashinetos dhe botuar në Londër më 1847.

Me veprimtarinë e tij të gjerë shkencore dhe kulturore, Dorsa kontribuoi ndjeshëm në ruajtjen dhe promovimin e identitetit arbëresh, duke lënë një trashëgimi të çmuar për studimet shqiptare. Ai ndërroi jetë në vitin 1885 në Kozencë, duke mbetur një emër i nderuar në historinë e kulturës shqiptare dhe arbëreshe.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.