Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale ka shpallur disa elemente të reja si “Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”, duke pasuruar më tej listën e pasurive që përfaqësojnë identitetin dhe kujtesën shpirtërore të vendit.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, përmes një postimi publik, ku theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe trashëgimit të këtyre vlerave si pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare.
Në listën e shpallur përfshihen: dijebërja dhe format e përdorimit të veshjes tradicionale të gruas dhe vajzës zadrimore, Vallja e Ngjalës, Vallja Dyshe Myzeqare, dijebërja e qeleshes (plisi, kësula, kapuçi, qylahi, kapica, takija, qylafi), si dhe tradita e thurjes me gjilpërë me oje/ojna/ojma/cimb.
Sipas ministrit, këto nuk janë thjesht zakone apo forma arti, por rrënjë të identitetit tonë, kujtesë e gjallë e brezave dhe një pasuri që bashkon shqiptarët. Ai bëri thirrje që këto thesare të ruhen, të trashëgohen me krenari dhe të përcillen me dashuri tek brezat e rinj, pasi aty “rreh zemra e vërtetë e Shqipërisë”.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.