Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore solli për dy netë rresht një koncert të jashtëzakonshëm me perlat e trashëgimisë sonë kombëtare, të shpallura nga UNESCO si pasuri e njerëzimit.
Në skenën e Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor u ngjitën thesaret më të çmuara të kulturës sonë shpirtërore në shfaqjen madhështore “Mrekullitë e Arbërisë”. Publiku përjetoi një udhëtim autentik në zemër të identitetit shqiptar, përmes tingujve epikë të lahutës, magjisë së polifonisë dhe energjisë shpërthyese të “K’cimit të Tropojës”.
Hijeshia e xhubletës, madhështia e qyteteve të gurit dhe traditat e lashta shqiptare u ndërthurën në një spektakël të veçantë artistik, të përcjellë me mjeshtëri nga artistët e Ansamblit.
Nën emocionet e forta të muzikës dhe valleve tradicionale, publiku përjetoi momente të rralla krenarie dhe lidhjeje të thellë me rrënjët kulturore, në një koncert që riktheu në vëmendje vlerat e jashtëzakonshme të trashëgimisë sonë kombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.