Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka nënshkruar Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore midis Shqipërisë dhe Polonisë.
Marrëveshja garanton njohjen dhe totalizimin e periudhave të sigurimit për qytetarët shqiptarë dhe polakë që kanë jetuar apo punuar në secilin prej vendeve. Ajo siguron të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë sipas moshës ligjore dhe mbron qytetarët nga humbja e të drejtave si pasojë e lëvizjes ndërmjet dy shteteve.
“Synimi i kësaj marrëveshjeje është të ofrojë siguri juridike dhe mbrojtje sociale për qytetarët, duke garantuar trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të fituara në sistemet e sigurimeve shoqërore të të dy vendeve”, u shpreh ministrja Ibrahimaj pas nënshkrimit.
Sipas saj, ky akt përfaqëson një hap konkret në thellimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Polonisë, si dhe një progres të rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian të vendit, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore.
Nënshkrimi i marrëveshjes konfirmon angazhimin e qeverisë shqiptare për mbrojtjen sociale të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit dhe për zgjerimin e rrjetit të marrëveshjeve dypalëshe.
Aktualisht, Shqipëria ka 17 marrëveshje dypalëshe në zbatim, 5 të dakordësuara dhe 3 të tjera në proces negociimi apo përgatitjeje, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm për zgjerimin e mbulimit social dhe përafrimin me standardet e BE-së.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.