Dandenong, një nga komunitetet më të mëdha shqiptare në Australi, u bë qendra e një feste kulturore dhe fetare me hapjen e “Ramadan Night Market 2026”, e organizuar nga Bright Community Organisation. Ngjarja u shënua nga pjesëmarrja e Kryeministrit të Australisë, me origjinë shqiptare Hon. Anthony Albanese, dhe kryebashkiakut me origjinë shqiptare, Jim Mehmeti.
Kryeministri Albanese u shpreh: “Gjeneratat e muslimanëve australianë kanë pasuruar vendin tonë, dhe sonte po festojmë së bashku me komunitetin në Dandenong. Gjatë muajit që vjen, le të na mbajë besimi dhe të na rrethojë me dashurinë dhe kujdesin e të tjerëve.”
Ndërkaq, kryebashkiaku Jim Mehmeti theksoi rëndësinë e ngjarjes: “Ramazani është kohë reflektimi, bujarie dhe dhembshurie. Kjo ngjarje është e veçantë sepse fton **të gjithë komunitetin – njerëz nga të gjitha besimet dhe prejardhjet – të përjetojnë këto vlera së bashku. Kjo është kohezion social në veprim.”
Ramadan Night Market po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, me mbi 40,000 vizitorë vetëm mbrëmjen e parë. Tregu do të jetë i hapur çdo natë gjatë Ramazanit, nga ora 19:00 deri vonë, duke ofruar një përvojë festive dhe kulturore për të gjithë pjesëmarrësit.
Ngjarje si kjo jo vetëm që promovojnë diversitetin dhe bashkëjetesën, por edhe forcojnë lidhjet brenda komunitetit shqiptar dhe komuniteteve të tjera në Australi.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.