“Nga Lufta në Paqe”, ekspozita dedikuar Kosovës në Illinois

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komuniteti Shqiptar në Illinois organizoi një mbrëmje të veçantë në nder të Pavarësisë së Kosovës. Qendra e këtij aktiviteti ishte ekspozita “Nga Lufta në Paqe: Kosova në Ekran dhe në Shtyp”, ku u shfaq një mini-film dhe dëshmi prekëse nga pjesëmarrësit që ishin fëmijë gjatë luftës.

Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të përjetojnë një performancë emocionuese nga aktori i vlerësuar Pajazit Murtishi, i cili prezantoi një pjesë nga monodrama “Adem Jashari”.

Gjatë mbrëmjes, Z. Drilon Zogaj, Konsull i Republikës së Kosovës në Iowa, u vlerësua me Certifikatë Merite për kontributin dhe mbështetjen e tij ndaj komunitetit shqiptar në Illinois.

Fjalën e mori edhe Prof. Skënder Karaçica, në cilësinë e gazetarit dhe reporterit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për gazetën “Koha Ditore” në Prishtinë, i cili ndau kujtime dhe dëshmi personale nga koha e luftës, duke ofruar një perspektivë të drejtpërdrejtë si dëshmitar i ngjarjeve dhe përfaqësues i shtypit shqiptar gjatë një periudhe vendimtare për historinë e Kosovës.

Mbrëmja solli së bashku aktivistë të komunitetit, artdashës, anëtarë dhe liderë të shoqatave të ndryshme, të cilët me praninë e tyre i dhanë aktivitetit rëndësinë dhe bukurinë e duhur. Bordi i Komunitetit shpreh falënderimet më të sinqerta për pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët që e nderuan këtë mbrëmje me praninë dhe mbështetjen e tyre.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.