Reshjet e dendura të borës kanë detyruar autoritetet e aeroportit të Vienës të nderpresin fluturimet deri në mesditën e së premtes, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në operacionet ajrore.
Zyrtarët e aeroportit njoftuan se ndalesa fillestare e fluturimeve është shtyrë me tre orë të tjera, deri në orën 11:00 GMT, ndërsa pritet që vonesat dhe çrregullimet në orar të vazhdojnë edhe gjatë pasdites.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 150 nga 232 fluturimet e planifikuara për mëngjesin e së premtes janë anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Autoritetet bëjnë të ditur se nisjet e kufizuara mund të rifillojnë rreth mesditës, ndërsa uljet e avionëve pritet të nisin rreth orës 13:00.
Ndërkohë, reshjet e borës gjatë natës kanë shkaktuar probleme edhe në Munich Airport. Aeroporti gjerman njoftoi në faqen e tij zyrtare se nisjet dhe mbërritjet mund të pësojnë vonesa ose anulime gjatë gjithë ditës.
Autoritetet u bëjnë thirrje pasagjerëve të kontrollojnë statusin e fluturimeve me kompanitë ajrore përkatëse përpara se të nisen drejt aeroportit.



