Nxënësit shqiptarë në Nju Jork festojnë Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Të dielën, më 22 shkurt 2026, komuniteti shqiptar në Nju Jork do të festojë Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare në një mbrëmje të veçantë dedikuar ruajtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe ndër breza.

Aktiviteti do të zhvillohet nga ora 5:00 pm deri në 10:00 pm në ambientet elegante të Mulino’s at Lake Isle (660 White Plains Rd., Eastchester, NY 10709), duke bashkuar familje, miq dhe dashamirës të gjuhës e kulturës shqiptare në një atmosferë festive dhe solidariteti.

Mbrëmja organizohet me qëllim mbështetjen e Shkollës Shqipe “Children of the Eagle”, ndërsa të gjitha përfitimet do të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e programeve mësimore, sigurimin e materialeve edukative dhe organizimin e aktiviteteve për nxënësit.

Programi i mbrëmjes do të përfshijë:

  • Program artistik dhe kulturor

  • Darkë festive

  • Mundësi për kontribut dhe mbështetje financiare

  • Një atmosferë bashkimi në nder të gjuhës sonë amtare

Çmimet e biletave janë:

  • Të rriturit: 120 dollarë

  • Fëmijët 3–12 vjeç: 60 dollarë

Pagesat mund të kryhen edhe përmes Zelle në adresën: [email protected].

Organizatorët ftojnë të gjithë bashkatdhetarët të kontribuojnë sipas mundësive, duke theksuar se çdo mbështetje është një investim i çmuar për të ardhmen e fëmijëve dhe për vazhdimësinë e gjuhës shqipe.

Për më shumë informacion, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrat:
917-733-8434
216-857-8722
914-527-0650

Me respekt dhe mirënjohje,
Organizatorët e Mbrëmjes për Shkollën Shqipe

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.