Nga Anila Kadija
Festimi i Pavarësisë së Kosovës nga shoqata “Ardhmëria” edhe këtë vit ishte një manifestim shumëpërfshirës artistik, kulturor, patriotik.
Veprimtaria u nderua me praninë e dy ambasadorëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar: Shkëlqesia e Tij, Ilir Kapiti, Ambasador i Republikës së Kosovës, dhe Shkëlqesia e Tij, Uran Ferizi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë. Të dy vlerësuan rolin e shkollave shqipe në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar në diasporë.
Të pranishmit i përshëndeti gjithashtu The Lord Mayor of Westminster, Paul Dimoldenberg, i cili çmoi kontributin e komunitetit shqiptar në jetën shoqërore dhe kulturore të Londrës.
Në emër të organizatorëve, fjalën e mori kryetari i shoqatës “Ardhmeria”, Lutfi Vata, si dhe kryetari i bordit, Lavdrim Krashi, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit shumëvjeçar për edukimin e brezit të ri.
U nderua me një homazh përkujtimor, pas vdekjes, ish kryetari i shoqatës Peja, Z. Sherif Bllaca.
Interpretoi një poezi nga pena e Bllacës miku i tij Z. Xhavid Gasa
Aktivittein e përshëndeti edhe Dr. Prof. Fatmir Terziu
Programi i larmishësh në të cilin morrën pjesë më shumë se 100 nxënës nga disa shkolla shqipe Ardhmeria, ato numërohen rreth 30 shkolla në të gjithë Londrën.
Artistë të ftuar si mbështetësi i përhershëm i shoqatës Ardhmeria aktori Sokol Cahani.
Dy instrumentiste shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, Greta Papa në violinë dhe në saksofon Amadea Topalli.
Këngëtari i Muzikës popullore, Arben Gjeloshi.
Përshëndetja nga Ulqini, e shkruar prej saj, u përcoll me emocion nga Znj. Vildana Dibra Zhubi dhe ajo nga Çamëria e shkruar nga Znj. Nexhmije Hasani u përcoll nga mësuese Linda Bazina me shumë dashuri.
U ngjit në skenë dhe lexoi një pjesë nga libri i shkruar nga babai i saj, një personalitet i UÇK-së Z. Halil Alidema, Znj. Yllka Alidema.
Poezia Kitara e të madhit Ibrahim Kadriu në mungesën e mbesës së tij Znj. Lirka Kadriu u interpretua me ëmbëlsi nga mësuese Aurora Lloshi.
Gjithashtu edhe mësuese Dafina Hasani, me origjinë nga Kosova, përshëndeti me një krijim të sajin.
U përfaqësua me valle Ansambli “Iliria” – Grupi i vajzave me koreografe Ati Konomi
Por, duhet të theksojmë që shpirtin e ndezur të festës e mbajtën nxënësit, armata shqipfolëse më e re në Londër e cila tundi skenën me këngën, recitimet, vallet.
Punuan së bashku, për përgatitjen e kësaj pjese të jashtëzakonshme mësueset:
Anila Kadija drejtuese artistike
Linda Bazina ideatore artistike
Anita Toçi
Blerta Sefolli
Eglantina Rapaj
Esmeralda Dogjani
Aurora Lloshi
Ermira Kola
Valbona Gjoni
Solinda Ponari
Prezantoi me hijeshi rinore Ilira Muçaj
Përpunoi muzikën DJ Kastrati
Ishin të ftuar përfaqësues nga disa shoqata të tjera shqiptare që kontribojnë në lidhjet e ngushta midis tyre dhe bashkëpunojnë prej vitesh në Londër për të mirën e komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkua. Ky aktivitet u realizuar me mbështetjene e “Stone4life” dhe “Ria money transfer”.
























