Amaneti i heshtur i Babait

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Amaneti i heshtur i Babait

Nga Eduard M. Dilo 

Homazh në 55 vjetorin e vdekjes të Babait tim  MARGARIT ILIA DILO

Të vdekurit flasin me gjuhën e epitafit …

Epitafi* i Babait tim është:

“ Besimi i vërtetë i im nuk është që të rroj vetë dhe të le tjetrin të rrojë, por të rroj dhe të ndihmoj tjetrin të rrojë “.

Amaneti i heshtur i Babait

(Fjalët që më rritën)

Babai im fliste pak, por fjalët e tij kishin peshë.

Shpesh, në biseda të thjeshta me ne, ai na mësonte diçka që librat nuk e thonë gjithmonë: se mirësia nuk është luks, por detyrim njerëzor. Se nga ajo që ke, duhet të ndash, sepse ajo që mbahet vetëm për vete, varfëron shpirtin.

Ai thoshte se nuk humbet asgjë kur heq nga kafshata jote për t’ia dhënë një të varfëri. Përkundrazi, fiton diçka që nuk blihet: ndjesinë se je njeri mes njerëzve.

“Kujdesi për të tjerët,” thoshte, “nuk është thjesht fjalë. Është mënyra si e jetoj jetën.” Dhe e thoshte këtë me bindjen e atij që e ka provuar vështirësinë dhe e njeh vlerën e dorës së shtrirë.

Këto fjalë më kanë mbetur në mendje si një amanet i heshtur. I mbaj brenda vetes dhe përpiqem t’i zbatoj çdo ditë, sepse jeta është e shkurtër dhe ikën pa zhurmë.

Dhe kur njeriu largohet nga kjo botë, nuk merr me vete asgjë tjetër veç gjurmës që ka lënë te të tjerët.

Babai im besonte se nuk është e drejtë të rrosh i qetë, ndërsa pranë teje dikush rron në skamje. Të rrosh vërtet, sipas tij, do të thotë të ndihmosh edhe tjetrin të rrojë. Sepse jeta duke ndihmuar të tjerët është më e fortë se vetmia e ngopur.

Në fund, ai na kujtonte gjithmonë se asgjë nuk humbet në heshtje. Zoti i sheh të gjitha. Ai është kudo — jo për të gjykuar menjëherë, por për të matur zemrën e njeriut.

Epitaf*= mbishkrim mbi një gur varri.

~~~~~~~~~

SAVA  (LEVANI)  XHAMBALLO (Homazh ne 55vjetorin e vdekjes)

Në kujtim të Gjyshes sime – Joshës

Gjyshja ime, ose Josha, siç i thërrasim në anët tona nënat e nënës, ishte dritë e butë në jetën tonë.

Një grua e rrallë, që nuk dinte tjetër veçse të jepte mirësi.

Shtëpia e saj ishte gjithmonë e hapur, tryeza plot, e zemra edhe më plot se kaq, gjithmonë na këshillonte me porosi mirësjelljeje.

Jeta nuk u tregua e drejtë me të:

Burri iu nda herët nga kjo botë, ajo rriti pesë fëmijë, katër djem dhe një vajze.

Dy djem — dy yje të saj — i mori lufta.

Dhimbjen e mbajti thellë në shpirt,

por kurrë nuk e la të bëhej ankesë.

Ajo na gëzohej neve, fëmijëve të vegjël,

“mjalti i mjaltit” të saj, por dashuria e saj nuk njihte kufij: edhe fëmijët e tjerë i ndihmonte, i bekonte, u bënte dhurata.

Pesëdhjetë e pesë vite më parë, atë ditë shkurti kur u largua nga kjo jetë, la pas heshtje, mall dhe një dhimbje të madhe për të gjithë. Por mbi të gjitha, la një trashëgimi drite, që jeton ende në zemrat tona. Zoti e mëshiroftë shpirtin e saj të mirë, ia shpërbleftë çdo dhimbje me paqe, dhe e pastë pranë engjëjve, ashtu siç ishte ajo për ne në këtë jetë. Amin.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.