Deputeti Simopoulos në Selanik: Shqiptarët, faktor bashkëpunimi dhe miqësie

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komuniteti Shqiptar në Selanik ka kremtuar festën tradicionale të prerjes së Pitës (Vasilopitës) për vitin 2026, në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunimi.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe deputeti i Parlamentit Grek, z. Stratos Simopoulos, i cili me fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi rolin dhe kontributin e Komunitetit Shqiptar në Selanik.

Në përshëndetjen e tij, z. Simopoulos theksoi rëndësinë që Komuniteti Shqiptar të shërbejë si një urë bashkëpunimi midis popullit shqiptar dhe atij grek, duke nënvizuar vlerën e dialogut, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.

Në fund të aktivitetit, përfaqësuesit e Komunitetit Shqiptar shprehën falënderimet dhe mirënjohjen e tyre për praninë dhe mbështetjen e deputetit grek në këtë aktivitet domethënës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.