Po kalonte në Serbi, arrestohet ish-ushtari i UÇK-së Mit’hat Lozhani

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një qytetar i Kosovës, Mit’hat Lozhani, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është arrestuar gjatë kalimit të tij përmes territorit të Serbisë. Sipas njoftimit të bërë nga avokati i tij, Arianit Koçi, përmes rrjeteve sociale.

Avokati Koçi e ka konsideruar rastin si pjesë të një fenomeni të përsëritur, duke theksuar se arrestimet e shtetasve kosovarë gjatë transitit nëpër Serbi po krijojnë pasiguri reale për udhëtarët.

“Ky nuk është rast i izoluar. Arrestimet e shtetasve të Kosovës gjatë transitit nëpër Serbi po përsëriten dhe kjo po krijon pasiguri reale për këdo që udhëton përmes atij territori. Këto arrestime duhet të ndalen,” shkroi ai.

Avokati nënvizon se çështja duhet të trajtohet si problem serioz i sigurisë për qytetarët dhe shton se shteti i Kosovës ka detyrimin të ndërmjetësojë edhe përmes bashkësisë ndërkombëtare. Ai paralajmëron se deri atëherë, diplomacia duhet të reagojë fuqishëm, pa përjashtuar masa konkrete politike, përfshirë edhe mbylljen 24-orëshe të kufirit, në rast se arrestimet vazhdojnë.

Rasti ka rikthyer shqetësimin për sigurinë e qytetarëve kosovarë gjatë transitit nëpër Serbi, ndërsa autoritetet kosovare ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar lidhur me arrestimin e Lozhanit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.