Shërbimi i karabinierëve të stacionit të Viserba-s në Rimini ka arrestuar një shtetas shqiptar 42-vjeçar, i cili ishte rikthyer në mënyrë të paligjshme në territorin italian, pavarësisht se ndaj tij ishte ekzekutuar më herët një urdhër dëbimi me ndalim ri-hyrjeje.
Arrestimi u krye gjatë një patrullimi rutinë në një rrugë dytësore të lagjes Torre Pedrera, ku karabinierët ndaluan për kontroll një automjet me targa të huaja, në të cilin udhëtonin dy persona. Gjatë verifikimeve, 42-vjeçari shqiptar paraqiti patentë dhe pasaportë shqiptare origjinale, por nuk ishte në gjendje të justifikonte praninë e tij në Itali, pasi nuk dispononte leje qëndrimi të vlefshme.
Sipas mediave italiane, dyshimet e para mbi identitetin e tij çuan karabinierët ta shoqëronin në komisariat për verifikime të mëtejshme. Nga kontrollet rezultoi se ai kishte qenë më parë subjekt i një urdhri dëbimi, të lëshuar nga Questura e Barit në vitin 2023, i shoqëruar me ndalim të rreptë për rikthim në Itali.
Hetimet zbuluan gjithashtu se për të shmangur ndalimin, 42-vjeçari ishte kthyer në Shqipëri, ku ishte martuar dhe kishte marrë mbiemrin e bashkëshortes, duke siguruar kështu dokumente të reja identifikimi. Me këtë identitet të ndryshuar, ai kishte arritur të hynte sërish ilegalisht në Itali, me shpresën se nuk do të identifikohej nga autoritetet.
Autoritetet italiane kanë nisur procedurat ligjore për rastin, ndërsa shqiptari pritet të përballet me masa të reja penale dhe administrative për shkeljen e urdhrit të dëbimit dhe përdorimin e identitetit të ndryshuar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.