Hapen aplikimet për programin OriginAL, një mundësi unike për rinjtë e Diasporës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Programi OriginAL, një iniciativë unike që synon të afrojë të rinjtë e Diasporës Shqiptare me vendet e tyre të origjinës, ka hapur aplikimet për të katërtin vit radhazi. Ky program, i lançuar në vitin 2022 nga GERMIN dhe Global Albanians Foundation, kombinon një udhëtim kulturor dhe arsimor me eksperiencë vullnetare, duke i ofruar pjesëmarrësve mundësinë për të eksploruar Shqipërinë dhe Kosovën në një mënyrë autentike.

OriginAL synon të ndryshojë perceptimin e të rinjve të Diasporës mbi vendlindjen e tyre, duke promovuar njerëzit, historinë dhe mrekullitë natyrore të rajonit. Përmes këtij programi, të rinjtë kanë mundësinë të krijojnë lidhje të reja shoqërore, të përjetojnë kulturën dhe natyrën e vendit dhe të zhvillojnë një kuptim më të thellë të identitetit të tyre.

Programi ofron një eksperiencë dyjavore, ku itinerari, akomodimi dhe aktivitetet janë organizuar nga organizatorët, duke lejuar pjesëmarrësit të fokusohen vetëm tek përvoja e tyre. Ky udhëtim është plotësisht falas dhe i dedikuar për të rinjtë shqiptarë të moshës 18–24 vjeç nga e gjithë diaspora, të cilët nuk e kanë vizituar më parë vendlindjen e tyre.

“Besojmë se një nga pengesat kryesore për zhvillimin e Diasporës është mungesa e kontaktit të drejtpërdrejtë dhe komunikimit me vendlindjen. OriginAL synon ta ndryshojë këtë duke krijuar lidhje të gjalla mes të rinjve dhe rrënjëve të tyre,” deklarojnë organizatorët.

Aplikimet janë të hapura tani, dhe interesuarit mund të aplikojnë për të marrë pjesë në këtë eksperiencë që premton të jetë jo vetëm një udhëtim, por një mundësi për të ndërtuar miqësi dhe kujtime të paharrueshme.

Për të aplikuar kliko këtu  

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.