Alban Skënderaj dhe magjia e muzikës në skenën legjendare të Londrës

E diel, 22 Nëntor, 2026

Nga Anila Kadija

Shpirtërore.

Kështu do ta quaja këtë koncert të jashtëzakonshëm, në një nga skenat më të bukura dhe të vjetra “Apollo”, ku e kanë nisur karierën e tyre me dhjetra e dhjetra artistë të famshëm, jo vetëm anglezë por edhe nga bota.

Artistë legjendarë që nga viti 1932, përfshirë “The Beatles”, “David Bowie” (koncerti i tij i fundit me Ziggy Stardust), “Queen”, “U2”, “Bob Marley” dhe “The Rolling Stones”. Artistë të tjerë ikonik si “Black Sabbath”, “Kate Bush”, “Robbie Williams” dhe “Iron Maiden”.

Alban Skenderaj, artisti i parë shqiptar që ngjitet në skenën e “Apollos”,  në këtë mbrëmje shkurti ku si për çudi nuk ra as shi, kjo  e bëri edhe më të këndshme mirëseardhjen dhe besoj se e mori diellin nga Shqipëria dhe na e solli me vete.

Tashmë me më shumë se 20 vjet karierë ai e njeh mirë publikun, por seç kishte diçka më speciale ky i komunitetit shqiptar në Londër.

Ai tregoi me humor për vizat që nuk iu dhanë kollaj dhe disa artistë që nuk mundën të ishin. Për ngrohtësinë e këtij teatri i cili i përcolli më nga afër dashurinë e publikut. I këndoi dashurisë, gruas, fëmijës, ngriti në vëmendjen e të gjithëve UNICEF -in si një organizatë me të cilën bashkëpunon, i këndoi detit të Shqipërisë, gjuhës tonë, jetës dhe miqësisë. Këndoi për ne që ia dolëm dhe që kurrë nuk duhet të tërhiqesh. Këndoi për Londrën e bukur edhe se të vështirë ajo mbetet qyteti i ëndrrave dhe qyteti ku të gjithë ne duhet ta falenderojmë.

Nuk reshti së falenderuari edhe sa me fat që ishte vet ai që na kishte ne!

Albani, me zërin e bukur, me elegancën e një burri fisnik që i puth dorën gruas së tij në skenë, artistes Miriam Cami dhe jep mesazhin e fortë që pa të nuk do të ishte ai, respektit ndaj krahut mbështetës në jetë, nënës së fëmijëve të tij, shoqes së jetës dhe të karierës.

Ai të mbush me entuziazmin e një mashkulli fisnik e një djal të butë artist ku jeta i ka degëzuar talentin nga një trung i bukur shqiptar!

Një perludë skenik me të gjitha nuancat e asaj që shpesh e dimë të gjithë por edhe e harrojmë, të mos ndryshosh dhe të jesh gjithmonë ti!

Në hapjen e këtij koncerti ishin dy artistë që ne i njohim pasi na nderuan edhe në skenën e Kadare Night edicioni i dytë në Londër, kitaristi  Altin Gjoni me Sara Payman

Sara, i bëri një homazh figurës së artistes tonë të paharruar Vaçe Zela.

“Për vajzat dhe gratë shqiptare që prej shekujsh ndezin shpresë në errësirë dhe mbajnë gjallë flakën e shenjtë të dashurisë” – dueti mbresëlënës me Elgit Doda ky i fundit u ngjit edhe me disa këngë të tijat në skenë.

Pjesë në orkestrën e tij ishin edhe dy instrumentiste të cilat kanë ardhur disa herë në Londër dhe i kemi mbështetur me praninë tonë si komunitet, instrumentistet Jona Bodinaku dhe Blerta Ristani.

“ Do ta bëj emrin tato zemër”!

Si të bënim të gjithë emrat e dashur mbi këtë rrugëtimin e kësaj jete privilegj.

Vërtetë një mbrëmje e paharruar shpirtërore!

Biografi:

Alban Skënderaj është një nga këngëtarët dhe kauntautorët shqiptarë më të njohur dhe më të pëlqyer nga publiku shqiptar, i njohur për serenatat dhe këngët e tij romantike. Lindur më 20 prill 1982 në Lushnjë, Skënderaj ishte rritur në qytetin e Vlorës nga një familje me tre vëllezër, të cilët janë Martin, Arbër dhe Taulant Skënderaj. Babai i tij ishte Qerim Skënderaj (lindur në fshatin e Ninëshit në rrethin e Mallakastrës) i cili ka qenë në ushtri për shumë vite, por që tashmë i kushtohet letërsisë. Nëna e tij ishte Afërdita Skënderaj, me origjinë nga Vlora, e cila ndërroi jetë në qershor të vitit 2017.

Edhe pse ai kreu shkollën e mesme në Vlorë, në moshën e adoleshencës, si pjesë e rebelimit të vitit 1997 (luftës civile), Albani dhe familja e tij ikën nga Shqipëria dhe mërguan në Itali, ku aty banuan në Pistoia. Gjatë jetesës në Pistoia, inkurajuar nga vëllezërit e tij që të merrej me muzikë, ai filloi të merrte leksione muzikore dhe të mësonte kitarën. Sandro Bartolozzi, një kompozitor italian, e ftoi Skënderaj që të performonte me banda të ndryshme në Artestudio53 në Firencia. Ama, ai nuk qëndroi gjithë jetën në Itali.

Ai u rikthye në Shqipëri dhe mori pjesë në konkurse të ndryshme muzikore. Ai fitoi Top Fest-in dy herë. Hera e parë ishte në edicionin e vitit 2005, ku ai konkurroi me këngën “Vetëm ty” e cila u shpallë fitues. Hera e dytë ishte një vit pas edicionit e lartëpërmendur, ku në edicionin e vitit 2006, Albani dhe grupi Kthjellu bashkëpunuan për të konkurruar me këngën e tyre, “Diçka” e cila u shpall fitues i atij edicionit. Në dhjetor të vitit 2006, ai mori pjesë në Festivalin e 45-të të Këngës në RTSH me këngën “Eklips” por nuk arriti të fitonte konkursin.

Dy vite pas publikimit të albumit të tij Melody (2008), ai dhe këngëtarja Miriam Cani (me të cilën ishte në lidhje që nga 2007-a) bashkëpunuan për të marrë pjesë në Festivalin e 49-të me këngën e tyre, “Ende ka shpresë”, dhe, në finale, mbërritën në vend të dytë. Në vitin 2012, me këngën e tij “Refuzoj”, ai fitoi edicionin e sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”. Hiti i parë i këngëtarit titullohet “Une dhe Ti”. Publikuar më 14 shkurt të vitit 2016, kënga ishte në krye të “Top List”-ës së Top Music Awards për dy javë rresht.. Top Music Awards vetë thanë që kënga kishte “rezultuar tepër e suksesshme, duke bërë që kjo renditje të ndodhë për herë të parë që prej 11 javësh që ky klasifikim ka filluar”. Akademia “Kult” e kurorëzoi hitin si “Kënga e Vitit [2017]”.

Një muaj pas publikimit të albumit Tingujt e ditarit tim (2016), Albani bashkëpunoi me Elinelin për këngën “Kam nevojë” e cila ishte në krye të “Top List”-ës për dy javë rresht, si “Une dhe Ti”. Në Top Music Awards 2016, ai fitoi titullin “Male Artist of the Year” (“Artisti Mashkull i Vitit”). Përveç diskografisë së gjërë, ai ka pasur koncerte të shumta gjatë karrietës së tij. Koncerti i tij parë daton në vitin 2016, kur, për të festuar karrierën e tij që ishte dhjetëvjeçare të asaj kohe, ai solli dy koncerte akustike “unplugged” në Tiranë, të titulluara “Tingujt e Ditarit tim”, të cilat u bënë më 24 dhe me 25 nëntor. Koncertet, datat e tyre dhe titulli i tyre i përbashkët ishin të gjitha të lajmëruara në një postim të tij në Facebook.

Më 1 qershor 2017, Albani solli një koncert recital për Tingujt e Ditarit tim në oborrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. Gjatë vitit 2018 dhe 2019, Albani organizoi katër koncerte nën titullin “Hapësira e një ëndrre”. Koncerti i parë, i dytë dhe i tretë u bënë të treja në Tiranë nga data 2 mars 2018 deri më 4 mars 2018. Koncerti i katërt u bë në Prishtinë, Kosovë, më 19 qërshor 2019. Përformancat live u konvertuan në një live album me të njëjtin titull, publikuar më 1 tetor 2018.

Më 6 qershor 2024, Albani solli koncertin “Motiv i Jetës Time” në Tiranë për të festuar 20-vjetorin e karrierës së tij. Përformancat live u konvertuan në një live album me të njëjtin titull, publikuar më 1 shkurt 2025. Përpos karrierës së tij, ai dhe Miriami u martuan më 2019 dhe u kurorëzuan në Maldive; kjo e shfaqur në videoklipin e këngës “Duamë”. Të dy ata janë prindër të dy fëmijëve. Më 28 nëntor 2016, lindi Amëli Skënderaj, fëmija e tyre i parë. Për ditëlindjen e saj të dytë, ata bënë këngën “Dhurata” dedikuar asaj. Në koncertin e katërt “Hapësira e një ëndrre”, bashkë Albani dhe Miriami dhanë lajmin që do bëhenin prindër për herë të dytë përpara se të këndonin “Dhurata”. Më 14 janar 2020, lindi fëmija e tyre i dytë, Duam Skënderaj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.