Dita e Pavarësisë së Kosovës kremtohet më një “Orë Letrarë” në Zyrih

E martë, 17 Nëntor, 2026

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, komuniteti shqiptar në Zvicër organizon një Orë Letrare, që do të mbahet të shtunën, më 21 shkurt 2026, në orën 17:00, në ambientet e Bibliotekës Pestalozzi Hardau, Norastrasse 20, 8005 Zyrih.

Aktiviteti letrar do të bashkojë krijues shqiptarë që jetojnë kryesisht në Zvicër, të cilët do të lexojnë nga një poezi, duke sjellë për publikun frymën krijuese të diasporës. Në këtë orë letrare do të marrin pjesë edhe autore dhe autorë nga të gjitha trevat shqiptare, duke e kthyer aktivitetin në një hapësirë bashkimi kulturor dhe identitar.

Ngjarja synon të nderojë përmes fjalës artistike një nga datat më të rëndësishme të historisë moderne shqiptare, duke forcuar lidhjet mes letërsisë, kujtesës dhe përkatësisë kombëtare.

Organizatorët ftojnë të gjithë dashamirësit e librit dhe poezisë të marrin pjesë në këtë aktivitet kulturor.
Hyrja është e lirë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.