Rrëshqitje masive e gurëve bllokon aksin Librazhd–Qafë Thanë,trafik i paralizuar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një masiv gurësh dhe dherash ka rrëshqitur në zonën e Kthesës së Dragostunjës, duke bllokuar plotësisht aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë. Si pasojë, prej orës 11:00 të paradites qarkullimi i automjeteve drejt Tiranës dhe në drejtim të kundërt është ndërprerë totalisht.

Sipas raportimeve në të dyja senset e lëvizjes janë krijuar radhë kilometrike automjetesh, të cilat kanë kaluar mbi 20 kilometra, duke paralizuar trafikun në këtë segment të rëndësishëm rrugor. Situata është bërë edhe më problematike pasi një ambulancë që transportonte të sëmurë ka mbetur e bllokuar në trafik.

Nga pamjet e siguruara nga A2 CNN, mësohet se të sëmurët janë transportuar në këmbë me barelë, përmes zonës malore, me qëllim dërgimin e tyre drejt spitalit. Ndërkohë, edhe gjatë ndërhyrjes për pastrimin e rrugës janë regjistruar shembje të tjera gurësh dhe dherash, duke e vështirësuar punën e mjeteve dhe duke zgjatur kohën e zhbllokimit.

Firma kontraktore ka bërë të ditur se puna për pastrimin e aksit po vijon me ritme të shpejta, ndërsa pritet që rreth orës 18:00 rruga të hapet për qarkullim. Deri atëherë, udhëtarët mbeten në pritje, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks, nëse është e mundur.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.