Akademia e Shkencave përkujton 100-vjetorin e lindjes së kompozitorit Tish Daija

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Akademinë e Shkencave u përkujtua 100-vjetori i lindjes së kompozitorit të shquar Tish Daija, përmes organizimit të një konference shkencore kushtuar jetës dhe veprës së mjeshtrit të muzikës shqiptare.

Gjatë aktivitetit, studiues, muzikologë dhe personalitete të fushës së artit vlerësuan kontributin e jashtëzakonshëm të Daijës, i cili konsiderohet kompozitori i baletit të parë shqiptar dhe autor i qindra krijimeve muzikore, të njohura si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Ai u cilësua gjithashtu si pedagog dhe akademik me ndikim të madh në formimin e brezave të rinj të muzikantëve.

Në fjalët e mbajtura gjatë konferencës, u theksua roli i tij si drejtues historik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku Tish Daija la gjurmë të thella në zhvillimin dhe pasurimin e krijimtarisë muzikore shqiptare.

“Ai është një njeri që i ka dhënë hare muzikës shqiptare”, u shprehën pjesëmarrësit, duke nënvizuar se Daija ishte një kompozitor me një vepër të shtrirë në të gjitha gjinitë muzikore, nga kënga dhe muzika e dhomës, te krijimet orkestrale dhe ato skenike.

I lindur në Shkodër, Tish Daija pati kontaktin e parë me muzikën që në fëmijërinë e hershme, kur nisi të këndonte në korin françeskan. Më pas, ai u bë anëtar i orkestrës frymore të drejtuar nga Prenk Jakova, duke hedhur bazat e formimit të tij artistik.

Në vitet 1951–1956, Daija ndoqi studimet e larta për kompozicion në Konservatorin “Çajkovski” në Moskë, ku u diplomua dhe përvetësoi njohuri të thella profesionale që do të reflektoheshin më pas në krijimtarinë e tij të pasur dhe të larmishme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.