Tirana shfaqet në dosjen e Jeffrey Epstein, zbulohet emaili i aplikimit për punë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në dosjen voluminoze me mbi 3 milionë faqe të Jeffrey Epstein, e publikuar nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, del edhe emri i një vajze nga Tirana, e cila rezulton të ketë aplikuar për një vend pune si asistente personale.

Sipas dokumenteve zyrtare, emaili i të resë me inicialet E. Terziu është dërguar në mars të vitit 2017. Në komunikimin e parë, ajo i ka dërguar CV-në e saj një personi, identiteti i të cilit është i mbuluar në dosje, duke shprehur interes për pozicionin e punës.

“Përshëndetje, jam e interesuar për punën për të cilën i thatë Evan Luthra-s, por unë nuk jam me bazë në SHBA. A është kjo problem?”, thuhet në emailin e vajzës nga Shqipëria.

Përgjigjja që ajo ka marrë ishte pozitive, duke i kërkuar të dërgonte tre fotografi të cilësisë së mirë dhe CV-në. Pas dërgimit të materialeve, personi me të cilin ajo komunikonte ka vijuar korrespondencën me Jeffrey Epstein, duke e informuar se bëhej fjalë për një vajzë 21–22 vjeçe.

Sipas dokumenteve, personi i ka komunikuar Epstein se vajza jetonte në Paris, ndonëse në CV-në e saj rezultonte se ajo ndodhej në Tiranë. “A duhet ta intervistoj këtë?”, thuhet në një nga mesazhet drejtuar Epstein.

Në listën e bashkëngjitjeve të email-it rezulton se, përveç CV-së dhe fotografive, e reja kishte dërguar edhe një video në kuadër të kandidimit për vendin e punës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.