Një gjykatë rajonale në Leipzig të Gjermanisë ka shpallur të pafajshëm një shtetas shqiptar 52-vjeçar, i akuzuar për vrasjen me thikë të një shqiptari tjetër, ngjarje e ndodhur më 13 korrik 2024.
Sipas vendimit të gjykatës, akti fatal mund të jetë kryer në kushtet e vetëmbrojtjes, çka ka çuar në rrëzimin e akuzës për vrasje dhe në lirimin e menjëhershëm të të pandehurit.
Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së 13 korrikut, pranë një lokali në Leipzig, ku dy shqiptarët u përfshinë në një konflikt verbal që më pas degjeneroi në sherr fizik. Gjatë përplasjes, 52-vjeçari e goditi 29-vjeçarin me thikë në zonën e zemrës. Viktima u transportua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë brenda po asaj nate për shkak të plagëve të marra.
Prokuroria gjermane kishte kërkuar dënimin e të akuzuarit me 7 vite burg, duke e konsideruar veprimin si vrasje të qëllimshme. Megjithatë, gjatë shqyrtimit të çështjes, gjykata arriti në përfundimin se ekzistojnë rrethana që mbështesin pretendimin për vetëmbrojtje.
Si pasojë e këtij vendimi, gjykata urdhëroi jo vetëm lirimin e 52-vjeçarit shqiptar, por edhe dëmshpërblimin e tij për kohën e kaluar në paraburgim.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.