Shtetasi shqiptar, Vasil Pilo, ka humbur jetën në aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur të martën në Rumani, ku u përfshi një minibus me tifozë të klubit grek PAOK. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet rumune dhe përfaqësitë diplomatike përkatëse.
Sipas të dhënave zyrtare, nga aksidenti kanë humbur jetën gjithsej shtatë persona, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Timisoarës, rreth 100 kilometra larg vendit të ngjarjes. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet e stabilizuar.
Minibusi kishte nisur udhëtimin nga Greqia me destinacion Francën, ku tifozët planifikonin të ndiqnin nga afër ndeshjen e Ligës së Europës mes PAOK-ut dhe Lyonit.
Agjencia shtetërore greke e lajmeve “AMNA” raporton se, sipas kryetarit të bashkisë së Aleksandrisë në Imathia, Panagiotis Girinis, tre nga viktimat ishin banorë të kësaj zone, ndërsa një tjetër nga rajoni fqinj i Pierias. Viktimat nga Alexandria ishin të moshës 25 deri në 27 vjeç.
Ndërkohë, komuniteti i tifozëve të PAOK-ut në Selanik ka nisur homazhe në stadiumin e klubit, ku janë vendosur lule dhe qirinj në nderim të viktimave të aksidentit tragjik. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.