Hana Orllati, një yll shqiptar në “The Voice of Finland”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Këngëtarja e re Hana Orllati është përfshirë në vëmendjen e mediave dhe publikut në Finlandë pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e fundit të spektaklit muzikor “The Voice of Finland”, ku ka arritur të kalojë me sukses fazën e parë të garës.

Me interpretimin e këngës “How Am I Supposed to Live Without You”, Orllati siguroi kualifikimin në raundin pasues, duke marrë reagime pozitive nga publiku dhe juria për fuqinë vokale dhe kontrollin interpretativ. Performanca e saj u transmetua në kuadër të sezonit aktual të programit, i cili prodhohet nga Nelonen Media dhe transmetohet në Finlandë.

Rruga e saj artistike ka nisur herët. Që në fëmijëri, Orllati ka qenë e angazhuar në muzikë dhe në moshën 10-vjeçare ka marrë pjesë në “The Voice of Albania”. Më pas, ajo ka performuar në disa koncerte për fëmijë në Kosovë, duke ndërtuar gradualisht përvojën skenike.

Ajo ka përfunduar Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë dhe prej rreth një viti jeton në Finlandë së bashku me prindërit dhe tre vëllezërit e saj, të cilët ishin shpërngulur më herët për arsye studimi.

Duke folur për rrugëtimin e saj artistik, Hana Orllati është shprehur se dëshira për të kënduar në skena të mëdha e ka shoqëruar që në fëmijëri dhe se pjesëmarrja në këtë format ndërkombëtar përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt realizimit të synimeve të saj profesionale.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.