Maniola Camuset-Trebicka nderohet me Urdhrin e Meritës të Republikës Franceze

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pianistja dhe pedagogia franko-shqiptare Maniola Camuset-Trebicka është nderuar me dekoratën Kalorëse e Urdhrit të Meritës të Republikës Franceze, një vlerësim shtetëror për kontributin e saj në fushën e muzikës dhe arsimit.

E formuar në muzikën klasike dhe aktive prej vitesh në Francë si interpretuese dhe pedagoge, Camuset-Trebicka ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në skenën artistike franceze. Ajo është vlerësuar më herët edhe me çmime të tjera profesionale për punën e saj pedagogjike dhe interpretative.

Veprimtaria e saj përfshin si koncertet, ashtu edhe angazhimin në edukimin muzikor, duke kontribuar në shkëmbimin kulturor mes Shqipërisë dhe Francës. Dekorata e akorduar nga shteti francez i shtohet listës së vlerësimeve për artistët me aktivitet të spikatur në jetën kulturore të vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.