Nxënësit kosovarë shkëlqyen në Olimpiadën Ndërkombëtare të Shkencave NEO, që u zhvillua në Orlando, Shtetet e Bashkuara, duke sjellë në Kosovë 16 fitore të rëndësishme. Suksesi përfshin gjashtë medalje të arta, tre të argjendta, shtatë të bronzta dhe shtatë vende në kategorinë “Më të mirët e më të mirëve”, në mesin e 300 nxënësve nga 30 vende të botës.
Nxënësit e klasave III deri në XII garuan në matematike, shkencë, biologji, kimi, kodim dhe inteligjencë artificiale, duke treguar përgatitje dhe dijeni të jashtëzakonshme.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e vlerësoi publikisht këtë sukses të jashtëzakonshëm: “Kënaqësi e veçantë që bashkë me zëvendësministrin e Arsimit, Kelmendi, t’i mirëpresim këta nxënës në Ndërtesën e Qeverisë. Ata na bëjnë krenarë me përgatitjen, dijen dhe suksesin e tyre. Do ta kenë gjithmonë mbështetjen e shtetit në rrugëtimin e tyre shkencor dhe profesional,” tha Kurti.
Qeveria e Kosovës ka mbështetur prej kohësh nxënësit me talent të jashtëzakonshëm: vitin e kaluar u ndanë 26 mijë euro për pjesëmarrjen e ekipit në këto gara, ndërsa gjatë gjithë mandatit janë dhënë rreth 800 mijë euro për organizata dhe institucione që identifikojnë nxënës me dhunti dhe talente, si dhe 150 mijë euro shpërblime për nxënësit fitues në gara dhe olimpiada ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.