Komuniteti Shqiptar i Rethimnos mbështet me donacion Qendrën e Autizmit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Yllka Lezo

Komuniteti Shqiptar Rethimno, një organizëm jo fitimprurës i mirëorganizuar dhe funksional në gjithë prefekturën, vizitoi ditën e sotme Qendrën e Rehabilitimit ΚΔΑΠ ΑμεΑ, ku vepron shoqata e personave me autizëm, duke dorëzuar një donacion prej 500 eurosh dhe disa bileta të mbledhura në bashkëpunim me dyqane lokale për lotarinë që do të zhvillohet gjatë ceremonisë së prerjes së byrekut (pitës).

Kjo vizitë është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme humanitare të komunitetit, i cili gjatë dy viteve të fundit ka mbledhur shuma të konsiderueshme për trajtime jashtë vendit të tre bashkatdhetarëve me probleme të rënda shëndetësore. Pacani përmendi rastin e fundit të Kristianit, 17-vjeçar, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Gjermani, për të cilën komuniteti mblodhi 30,000 euro.

Luan Pacani, përfaqësues i komunitetit, sqaroi se qëllimi kryesor i kësaj nisme ishte solidariteti dhe mbështetja sociale për personat me nevoja të veçanta, si dhe forcimi i bashkëpunimit me institucionet vendase. Ai theksoi rëndësinë e ndjeshmërisë dhe të mesazhit human që komuniteti duhet të japë, duke theksuar se këto aktivitete nuk janë të izoluara, por pjesë e një tradite të qëndrueshme: “Ajo që na shtyu më parë ishte solidariteti dhe përkushtimi për të ndihmuar sadopak në përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve rehabilituese, si dhe si shenjë e integrimit dhe kontributit pozitiv në shoqëri.”

Pacani theksoi gjithashtu se mbështetja e komunitetit nuk kufizohet vetëm në donacione materiale. Në muajt nëntor dhe dhjetor 2025, komuniteti organizoi një nismë humanitare duke hapur zyrtarisht një llogari bankare për dhurimin e gjakut, duke u bashkuar me 17 organizata vendase, ku anëtarët vullnetarisht dhuruan gjak. “Duke dhuruar gjak, dhurojmë jetë, dhe ndërtojmë të ardhmen. Kjo përcjell një mesazh të qartë përgjegjësie kolektive: mbrojtja e jetës është obligim i përbashkët”, tha Pacani.

Në takimin në qendër mori pjesë një përfaqësi prej tre vetash – Kryetari i Nderit të Komunitetit Shqiptar, Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetarja e Lidhjes së Gruas. Ata diskutuan me drejtuesen e qendrës, zonjën Irini Kladhu, përgjegjësen e turnit dhe psikologen e qendrës, një shqiptare e lindur dhe e rritur në Greqi, për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mundësitë për përmirësime të ambientit dhe aktiviteteve edukative për fëmijët.

Në vijim u planifikua riparimi falas i disa ambienteve të brendshme dhe hapja e një sere të vogël për mbjellje lulesh në ambientet e jashtme, e cila do të realizohet nga një agronom shqiptar. Këto aktivitete kanë për qëllim të afrojnë fëmijët me procesin e natyrës dhe të edukimit praktik në një ambient të sigurt dhe stimulues.

Pacani përfundoi duke nënvizuar se vizita dhe donacioni nuk ishin thjesht një akt material, por një simbol i fuqishëm i mbështetjes, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë morale ndaj personave me aftësi të veçanta dhe familjeve të tyre: “Në këtë takim u deshmuam se solidariteti dhe mbështetja nuk njohin kufij, dhe janë një obligim i përbashkët përtej etnisë, gjuhës dhe origjinës. Ai buron nga zemra dhe përforcon shoqërinë ku jetojmë e punojmë.”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.