Ministrja e Arsimit e Kosovës vizitë në shoqatën “Adriatiku” në Firence

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, shoqatë kulturore shqiptare “Adriatiku” në Firence e vizitoi Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit  të Kosovës, Znj. Arbërie Nagavci, zyrtarë të lartë për arsimin plotësues në diasporë, Besarda H. Balaj dhe Arian Mustafa, si dhe Luljeta Çobanaj, oficere për diasporën nga Konsullata Shqiptare në Milano.

Delegacioni përfshinte gjithashtu përfaqësues lokalë italianë, përfshirë zonjën Benedetta Albanese, këshilltare për arsimin, trajnimin profesional dhe kulturën, Zëvendës Presidentin e Quartiere 5, zotin Franco Muzzi, dhe Kryetaren e Lidhjes së Shkollave Shqipe në Itali, zonjën Anila Berberi.

“Falënderojmë sinqerisht për vëmendjen, respektin dhe mbështetjen që treguan ndaj mësuesve, nxënësve dhe prindërve të Shkollës Shqipe “Jeronim De Rada” në Firence. Kjo vizitë do të mbetet një kujtim i çmuar dhe një motivim i madh për të vazhduar misionin tonë fisnik edhe më shumë përkushtim, dashuri dhe përgjegjësi.
Një falenderim të veçantë për zonjën Anila Berberi, jo vetëm për ditën e sotme, por vazhdimisht e papërtushme,e gatshme të na ndihmojë në çdo aspekt”, shkruan Shoqata Kulturore Adriatiku.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.