Anagnosti i panjohur…

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Anagnosti i panjohur…

Nga Agron Xoxa

Shumë vjet më parë, zilja e telefonit në shtëpi tringëlloi si një zgjim. Pas pak, ngjita shkallët e Ministrisë, ku Anagnosti, atëherë ministër, më propozoi të drejtoja një institucion publik. E habitshmja — në kundërsensin e realitetit të sotëm — nuk qëndronte tek fakti se një artist i famshëm “i besoi” një artisti në zhvillim drejtimin e një teatri, as tek largësia e fushave dhe se ligji ia “lejonte” një ministri përzgjedhjen pa “konkurrim” (si sot).

E habitshmja qëndronte tek njeriu, tek personaliteti kompleks që i shkon bindjes deri në fund, formuar nga elementë të “panjohur” për të dhe për mua. Ky element më shoqëroi gjatë jetës dhe u përforcua viteve të bashkëpunimit — e më pas. Aty nisa të zbuloja anën e “panjohur” -njeriun, ndërkohë që anën e njohur — veprën — e preknim në çdo hap. Më pas njoha tek ai jo vetëm artistin e madh, por njeriun multidimensional. Fliste dhe më dha për lexim ndonjë tregim, novelë, skicë romani, skenar të parealizuar, pa shpresuar se do t’i shihte film. U bëmë miq dhe uleshim familjarisht… Megjithatë, edhe pse e pata këtë “privilegj”, Anagnostin në dimension të tij, nuk arrita ta njoh të plotë!

A është Anagnosti gjeniu që ne njohim? Është dhe nuk është. Nuk është, sepse nuk njohim ende “të panjohurat”: sfidat, dilemat, ankthet për fatin e veprave dhe personazheve që nuk panë kurrë dritën e skenës apo botimit.

Dy shekuj më parë (1829), djaloshi Felix Mendelssohn, 13 vjeç, ende i panjohur botërisht — “fëmijë gjeni”, siç “shihej” rretheve të metropolit berlinez, ngjiste shkallët e ndërtesës hijerëndë të Carl F. Zelter, njeri me peshë dhe themelues e drejtues i “Sing-Akademie”, orkestër me famë në Berlin. Djaloshi mbante me vete partiturën “Pasionet sipas Matheut”, i titanit mbi titanë, Johann S. Bach, i cili deri atë vit ishte pothuaj një kujtim i largët për brezat e rinj. Felix-i, prejardhur nga familje bankieri, e ndiente se çfarë po bënte ishte në gjërat më me vlerë të jetës së tij, e se kjo nuk ishte një “rrugë”, por një “mision” nga ata që u besohen dishepujve, kur nxjerrin në dritë një Profet. Ajo që ndodhi më pas ishte preludi i një prej ngjarjeve më të përmendura në historinë e artit. Nën drejtimin e artistit 13-vjeçar – dirigjent- orkestra iu nënshtrua vullnetit dhe pasionit të djaloshit dhe Premiera po atë vit, pati jehonë turbulence e një “tërmeti” dymbëdhjetë ballë, e u përhap valë, qindra e mijëra kilometra larg. Nga ajo ditë, Bach-u i harruar “ilindi” me emrin e vërtetë: Johan S. Bach, para të cilit përulemi të gjithë!

Sigurisht, ajo që u tha më sipër nuk lidhet aq me realitetin tonë dhe aq më pak, me Anagnostin. Për të qenë të saktë, në ditë të veçanta, përvjetore apo raste, ai është mjaft i pranishëm e nuk mund të quhet i “harruar”; nderimet e titujt që gëzon, janë më të lartat e mundshme për një emër të madh, e kjo vjen kryesisht dhe për fatin e tij të mirë, nga transmetimet periodike televizive të filmave të tij.

Por unë nuk e kam fjalën këtu!

Kur përmenda më sipër, se si gjeniu harruar merr emrin që i takon, e bëra sepse edhe se kjo duket e ndodh si “rastësisht”, a falë “misionit” të dikujt, faktet flasin tjetër. Dhe këtu dua të qëndroj: te vepra, te “Anagnosti i njohur dhe i panjohur”; te rëndësia e çdo detaji të veprës, jetës dhe gjithçkaje tjetër, për ta rivendosur aty ku i takon, më lart se vendi ku qëndron. Këtu mendoj, ka një element bazik që priret ta ruajë dhe ta “shpjerë” më përpara, ciklin e njohjes e së panjohurës, duke vendosur përballë së njohurës. Kjo kërkon njohjen në thellësi të motiveve; domethënieve të tërthorta; të thënat e të pathënat; ato çfarë qëmtohen përmes letrave, skenarëve, përpunimeve të frazës në skenar dhe mjeteve artistike; përmes alegorive e metaforave jashtë skenarit; aty ku fjala e koncepti kthehen shprehje universale e jashtëkohore.

Jam i bindur se, nëse kjo ndodh dhe çdo hap i krijimtarisë së tij dhe “jetës gojëkyçur”, që në shumicën e rasteve ai e kishte në marrëdhënie me njerëzit, njohja e Anagnostit do marrë një tjetër përmasë. Pa këtë përditësim, ne dhe brezat pas nesh do ta shohim gjithnjë e më pak — në varësi të shpeshtësisë me të cilën tv publik shfaq filmat e tij dhe brezat pas nesh e më pas — emrin e tij do të shohin rralë e më rrallë në Muze-të e artit, “obelisk harrese” që do i kujtohen veçse dy a tre filma dhe një c.v. prej njëqint gërmash!

E shtroj këtë këndvështrim duke u nisur nga fataliteti fatkeq, jo vetëm shqiptar, vij tek fakti dhimbshëm dhe aq prezent që shtrëngon pyetjen konteksuale: Po brezat pas nesh — nipat e stërnipat tanë — çfarë do njohin si vlerë, bie fjala të Kadaresë, nëse do priteshin si me gërshërë në tekse shkollore dhe në promovimin e nevojshëm: një poezi këtu, një tregim atje, një kapitull romani apo një roman i plotë? A nuk u harruan po kështu, vepra dhe jeta e Mjedës, De Radës, Frashërve, Asdrenit, Migjenit, Fishtës, Nolit, Camajt, Pashkut, Xoxës, Trebeshinës, Agollit, Qoses, Spahiut e shumë të tjerë??

Sistemet “i vrasin” ose tentojnë t’i “vrasin” gjenitë e veçanërisht Profetët.

Gjenitë dhe sistemet kanë qenë e do të jenë përherë në përplasje: sistemi tenton ta shuajë gjeninë që në lindje, e kur nuk ia del, përpiqet ta “blejë”, ta bëjë në shërbëtor ose ta asgjësojë pjesërisht apo plotësisht.

Këtu hyn aspekti social dhe politik. Social, sepse krijuesit e shquar kanë lënë gjurmë jo vetëm në jetën artistike, por edhe në jetën shoqërore. Po flasim për elitat dhe korifenjtë e saj! Aspekti politik, kërkon me çdo kusht të imponojë “frymën dhe hapin” e krijuesit. Siç dëshmon realiteti, politika e një sistemi, kërkon të “rivendosë” historinë sipas interesave afatshkurtër të saj; “përzgjedh” elitat dhe trendin social-kulturor nga varet krijimtaria në art e media.

Brezi i Anagnostit dhe brezi ynë u rritën në këtë frymë. Disa u nënshtruan; disa iu “shmangën” ndeshjes ballëpërballë; disa përdorën alegorin e metafora për të ndërtuar realitete iluzive, ku në qendër ishte vetë Diktatori. Të tjerët u shuan fizikisht e moralisht; emrat e tyre u ringjallën pjesërisht pas rrëzimit të sistemit. Konteksti i sotëm mund të duket i “ndryshëm”, por realiteti mbetet po ai! Sot nuk ka skuadra pushkatimi për krijues “rebelë”, por ekzistojnë rruga e nënshtrimit ose emigrimi. Disproporcionaliteti i realitetit ku jetojmë ka marë përmasë universale.

Çdo gjeni i sotëm mund të bëhet Profet i së ardhmes — por vetëm nëse zbulon dikush dhe rizbulon dikush tjetër, në të njëjtin mision. Pa dishepuj që “rrëfyen” në çdo detaj veprën dhe fjalën e shënjtë, ai do të mbetej figurë periferike e historisë. Pyetja mbetet përsëri po ajo: Çfarë do të njihnim, nëse nuk do të ishin zbuluar e rizbuluar dhjetra herë e vënë nëpër piedestale Panteonesh, filozofët dijetarët, krijuesit e tragjedisë antike e asaj të Romës; të shkëlqyerve të “Rilindjes” italiane e europiane; të tillëve të klasicizmit, romantizmit e deri atyre të sotëm? Ndoshta do ishin, por jo ata që janë sot…!

Profeti i rremë dhe djalli fshihen pas detajit, thotë proverbi; ndërsa njohja e Zotit dhe Profetit të tij, vjen përmes zbulimit të mrekullisë së veprës dhe fjalës.

Ndoshta Anagnosti nuk do të bëhet Profet. Ashtu si të tjerë që nuk patën Felix-in e tyre; nuk patën “dishepuj” që thyenin paragjykime dhe përballeshin me interesa të verbëra të pushtetit. Nëse askush nga ne nuk hedh “zhgunin” e eremitit dhe marë e rimarë germë për germë — film, dokument, shkrim e kujtim — e njohura e Anagnostit do të shuhet, pa u zbuluar e panjohura e tij.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.