Kosova dhe Bahamas nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e ndërsjellë të vizave

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kosova dhe Bahamas kanë nënshkruar të martën një marrëveshje historike për heqjen e ndërsjellë të vizave për qytetarët e tyre, njoftoi Presidenca e Kosovës.

“Ky hap dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Bahamas dhe, mbi të gjitha, për afrimin e qytetarëve tanë me njëri-tjetrin”, theksoi Presidenca përmes rrjeteve sociale.

Heqja e vizave vjen vetëm një muaj pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Bahamas.

Presidenca shtoi se kjo ishte vijimi i marrëveshjeve të arritura në dhjetor nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Bahamas, Philip Davis, kur u nënshkrua marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Me këtë vendim, Bahamas bëhen vendi i 53-të në botë ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza, dhe vendi i 121-të që njeh pavarësinë e Kosovës. Deri tani, kosovarët duhet të pajiseshin me vizë për të vizituar ishujt e Karaibeve.

Në vitet e fundit, vendime të ngjashme për heqjen e vizave janë marrë edhe nga Tajvani dhe Malajzia, duke hapur mundësi më të mëdha për udhëtime pa kufizime për qytetarët e Kosovës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.