Regjisori i ri shqiptar Mario Banushi është nderuar me çmimin prestigjioz “Luani i Argjendtë për Teatrin 2026” në Bienalen e Venecias, duke vlerësuar rrëfimet e tij teatrale me gjuhë poetike dhe vizuale që eksplorojnë përvojat e pikëllimit, hidhërimit dhe traditat familjare.
Në motivacionin e Bienales thuhet se Banushi përdor heshtjen si një element komunikimi të fuqishëm, ndërsa teatrin e tij e përshkon inteligjenca politike dhe eksplorimi i kontradiktave të kohës sonë.
I lindur në vitin 1998 në Shqipëri, Banushi u vendos me familjen në Greqi, ku përfundoi Konservatorin e Dramës në Athinë. Debutimin e tij e bëri gjatë pandemisë me shfaqjen “Ragada”, e ndjekur më pas nga “Mirupafshim, Lindita” dhe trilogjia e tij e njohur “Taverna Mirësia”. Vepra e tij është pritur me entuziazëm në Teatrin Kombëtar të Greqisë dhe ka nisur turne ndërkombëtar, duke tërhequr vëmendjen e mediave si New York Times, BBC, Guardian, Le Monde dhe Libération.
Banushi ka theksuar se synon të krijojë teatër që ndjehet, jo vetëm kuptohet: “Dua të imagjinoni historitë tuaja, të shihni jetën tuaj dhe më pas të jetoni me këtë”, ka thënë ai për New York Times.
Prodhimi i tij më i fundit, “Mami”, një bashkëprodhim ndërkombëtar, është shfaqur me sukses në Festivalin e Avinjonit dhe është vlerësuar për mjeshtërinë vizuale dhe emocionale. Pavarësisht shfaqjeve ndërkombëtare, veprat e tij origjinale mbajnë tituj shqip, duke ruajtur lidhjen e fortë me gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.