Gjukiq: Vuçiç po e përfshin Serbinë në konflikte globale

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ish-ambasadori i Serbisë në Bjellorusi, Sreçko Gjukiq, ka vlerësuar se deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, mund të kenë pasoja serioze për politikën e jashtme të vendit dhe ta përfshijnë Serbinë në konflikte globale që i tejkalojnë interesat dhe kapacitetet e saj.

Sipas Gjukiqit, pohimi i Vuçiçit se në Iran po veprojnë agjencitë inteligjente CIA dhe Mosad është i rrezikshëm dhe i panevojshëm për një shtet që nuk është aktor në konfliktet e Lindjes së Mesme.

“Deklarata të tilla mund t’i shkaktojnë dëm të konsiderueshëm politikës së jashtme të Serbisë. Serbia nuk ka interes të përfshihet në akuza ndaj dy prej shërbimeve më të fuqishme inteligjente perëndimore”, ka deklaruar Gjukiq në një intervistë për gazetën “Nova”.

Ai shtoi se pretendime të tilla publike mund të interpretohen si një narrativë armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, duke e futur Serbinë në luftëra globale të inteligjencës dhe tensione diplomatike që nuk i shërbejnë stabilitetit të saj.

Gjukiq kritikoi gjithashtu krahasimin e bërë nga Vuçië me ngjarjet e vitit 1953 dhe rrëzimin e kryeministrit iranian Muhamed Mossadegh, duke e cilësuar këtë qasje si një model klasik propagande antiamerikane dhe antiperëndimore.

“Së paku në Uashington dhe Tel Aviv, kjo mund të perceptohet si një mesazh politik i drejtpërdrejtë”, theksoi ai.

Në përfundim, ish-diplomati serb paralajmëroi se deklarata të tilla vetëm sa e ndërlikojnë më tej pozicionin ndërkombëtar të Serbisë dhe krijojnë konfuzion në orientimin e saj të politikës së jashtme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.